'Messi bëri të njohur Barcelonën, njihej vetëm Reali', vëllai i Leo-s: Kur të kthehemi do shkarkojmë Laportën

'Messi bëri të njohur Barcelonën, njihej vetëm Reali', vëllai i Leo-s: Kur të kthehemi do shkarkojmë Laportën

Lionel Messi

Vëllai i Lionel Messit ka shkaktuar "lëkundje" për Barcelonën pas deklaratave të tij. Matias Messi ka thënë se Leo bëri të njohur Barcelonën duke i dhënë trofe të rëndësishëm pasi para se "Pleshti" të firmoste në Katalonjë, njihej vetëm Real Madridi në aspektin sportiv.

“E kam një pjesë të shkëputur nga gazeta "Sport", ku thuhet ‘Messi duhet të rikthehet te Barcelona’ dhe nën të e kam vendosur: ‘Hahaha’. Nuk do të kthehemi te Barcelona dhe nëse kthehemi, do të bëjmë një spastrim, duke hequrnë mes të tjerëve, presidenti Joan Laporta i cili është jo falënderues për gjithë atë që ka bërë Messi për Barcelonën”, thotë fillimisht Matias.

Matias më pas ka "ngritur në qiell" të vëllanë, duke bërë një krahasim për rivalitetin Barcelona - Real Madrid.

“Barcelona filloi të njihej globalisht për shkak të Messit, më përpara njerëzit e njihnin vetëm Madridin”, ka deklaruar Matias.

pic.twitter.com/AGaQ53Mgbl

— follow @martinminan (@clipsmartinmin) February 8, 2023

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës