Messi dëmtohet sërish, argjentinasi rrezikon të qëndrojë larg fushave për një kohë të gjatë

Messi dëmtohet sërish, argjentinasi rrezikon të qëndrojë larg fushave për një kohë të gjatë

Lionel Messi nuk po arrin dot të riaftësohet. Pritej që argjentinasi të ishte gati për ndeshjen e kësaj jave kundër Betisit, por numri 10 ka pësuar një tjetër lëndim pas atij që pësoi në ditët e para të rikthimit nga pushimet.

Si rrjedhojë pritet që Lionel Messi të mungojë për një periudhë të gjatë te Barcelona. Flitet se rikthimi i tij do të ndodhë pas 1 muaj, ç’ka përkthehet në humbjen e shumë ndeshjeve.

Sipas Radio Catalonya Messi pritet të humbasë ndeshjet kundër Osasunës, Valencias, Granadës dhe Villarealit në kampionat, gjithashtu ekziston mundësia që ai të humbasë edhe ndeshjen e parë në fazën e grupeve në Champions League.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit (VIDEO)

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit (VIDEO)