Prej shumë kohësh është raportuar se Messi dëshironte një rikthim të Guardiloës në Camp Nou, ndërkohë Pep Guardiola, ka përjashtuar çdo mundësi për të marrë sërish drejtimin e stolit të skuadrës, duke u shprehur se epoka e tij te Barcelona kishte marrë fund.

Jo, nuk do të jem më kurrë trajneri i Barcelonës, epoka ime aty ka mbaruar”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër, City ka dëshiruar për një kohë të gjatë shërbimet e Messit dhe ardhja e Guardiolës rriti shpresat për një kontratë të mundshme vitin e kaluar, por Guardiola është shprehur se dëshira e tij është që argjentinasi ta mbylli karrierën e tij te Barcelona.

Sipas raportimeve të mediave sportive, bëhet e ditur se Messi është duke shtyrë rinovimin e kontratës së tij me katalanasit, pasi dëshiron që zëvendësuesi i Luis Enrique, të jetë ish trajneri Pep Guardiola.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com