Messi dhe Ronaldo bashkë për “Superclasico-n”, ja cila është ideja e Fiorentino Perez 

Messi dhe Ronaldo bashkë për “Superclasico-n”, ja cila është ideja e Fiorentino Perez 

Christiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, me shumë mundësi, do ta ndjekin së bashku ndeshjen e dytë finale të Kupës Libertadore që do të luhet të dielën në “Santiago Bernabeu”. 

Ideja është e presidentit të Real Madrid, Fiorentino Perez, i cili e ka menduar këtë veprim në nder të dy futbollistëve që kanë dominuar futbollin në dekadën e fundit. Lajmi është dhënë nga gazeta spanjolle “AS”, e cila saktëson se për këtë plan të Perez është dakord Fedarata dhe Konfederata e Amerikës së Jugut. Nëqoftëse ndodh kështu, do të ishte hera e parë që Cristiano Ronaldo shkel në “Bernabeu” që pas transferimit te Juventusi.

Qyteti i Madridit do të mbajë këtë sezon finalen e “Champions League” dhe finalen e dytë të Kupës Libertadore. Kjo për shkak se sfida mes River Plate dhe Boca Juniors, e programuar për t’u luajtur në “Municipal’,u shty si pasojë e dhunës nga tifozët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025