Messi drejt rikthimit tek katalanasit! Deklarata e zëvendës presidentit të Barcelonës, nuk lë vend për dyshim

Messi drejt rikthimit tek katalanasit! Deklarata e zëvendës presidentit të Barcelonës, nuk lë vend për dyshim

Lionel Messi, zv. presidenti i klubit të Barcelonës

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi është afër një rikthimi në Barcelonë këtë verë. Lajmin e bën me dije gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano i cili nëpërmjet një publikimi të bërë në tëitter, lë të kuptohet se gjërat po shkojnë sipas drejtimit të duhur dhe se gjithçka mes palëve do të zgjidhet shumë shpejt.

Zëvendës presidenti i klubit, Rafa Yuste foli publikisht për herë të parë për këtë çështje dhe pranoi se Barcelona ka rivendosur kontakte me futbollistin e PSG-së.

“Ne jemi në kontakt me përfaqësuesit e Messit. Leo e di shumë mirë se sa e vlerësojmë atë dhe ne do të dëshironim që ai të kthehej në Barcelonë. Dy vjet më parë isha pjesë e negociatave për vazhdimin e kontratës dhe e di se sa e vështirë ishte ta lija të largohej”.

“E di me siguri që ai e do Barcelonën dhe ne do të përpiqemi të gjejmë kushtet e duhura për vazhdimin e historisë së tij”, ka thënë Yuste.

Sipas Romano, argjentinasi ka në tavolinë një ofertë nga klubi i tij aktual PSG, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për këtë.

Supozohet se arsyeja është pikërisht Barcelona, ​​klubi ku u rrit Messi, duke filluar nga kategoritë më të reja dhe duke debutuar në vitin 2004. Nga ana tjetër edhe trajneri Xavi ka deklaruar më herët se do të ishte i lumtur me rikthimin e Messit në Barcelonë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor