Kampionatet në përgjithësi dhe skuadrat që synojnë të gjithë titujt në veçanti janë futur tani në një fazë ku duhet të fitojnë të gjitha takimet me sa më pak energji të jetë e mundur, pasi ndeshjet luhen në mënyrë intensive.
Kjo mund të thuhet pa problem edhe për Barcelonën, e cila në fundjavë luan kundër Eibar, ndërsa në mesjavë e pret Napoli në San Paolo. Për këtë arsye katalanasit po mendojnë të lënë Messi-n pushim që të të jetë sa më në formë kur skuadra të udhëtojë në Itali. Gjithsesi trajneri i Eibarit mendon se ky është një truk.
“Nuk mendoj se argjentinasi do të jetë pushim nesër. Ai është një bastard në fushën e lojës, në kuptimin që di të luajë pa shpenzuar shumë energji.
Mendoj se nëse pushon nesër, ai do të lodhej më shumë në tribunë sesa në fushë. Më ka ndodhur edhe kur isha trajner i Osasunës, teksa thuhej se nuk do luante se kishte probleme, por u shfaq në fushë dhe madje na shënoi dy gola,”- u shpreh Mendilibar.