PSG fitoi 1-3 në transfertë me Troyes për javën e 34 në Ligue I. Me Messin të pezulluar për shkak të lejes së munguar për udhëtimin në Arabinë Saudite, klubi nga Parisi gjeti tre gola.
Ishte Mbappe që në minutën e tetë të ndeshjes zhbllokoi duelin, ndërsa Vitinha në pjesën e dytë shënoi për 0-2. Vendasit shkurtuan diferencën me Chavalerin në të 83 minutë, para se Ruiz në minutën e 86-të të arkivonte tri pikët e PSG-së.
Me këtë fitore PSG shkon në kuotën e 78 pikëve në vendin e parë, duke qenë gjashtë pikë më shumë se Lens-i ndjekës. Troyes me 22 pikë mban vendin e parafundit dhe është me një këmbë nga rrëzimi në Ligue 2.