Nuk ka pasur asnjë surprizë të minutave të fundit. Leo Messi ashtu siç bëri të ditur dje nëpërmjet avokatëve të tij nuk është paraqitur mëngjesin e sotëm në Barcelonë për të kryer vizitat mjekësore. Pjesa tjetër e skuadrës u paraqitën rreth orës 10:15 në qëndrën sportive ndërsa kapiteni i Barcelonës JO.
Ky është një sinjal shumë i qartë që të gjitha shpresat që kishte klubi blaugrana për të rregulluar marrëdhëniet me argjentinasin janë shuar pasi Leo Messi është i vendosur që nuk do të vijojë më tek Barcelona. Sipas asaj që bën me dije “Cadena Ser” Leo Messi e ka një bindje të madhe që klauzola për të prishur kontratën nuk vlen për këtë vit dhe klubi që do të afrojë Messin nuk është i detyruar që të paguajë shumën marramendëse prej 700 milion euro.
Ndërkaq drejtuesit katalanas mendojnë të kundërtën. Të paktën sipas asaj që pretendon ylli argjentinas arsyeja është e thjeshtë. Në vitin 2017-të Messi ka firmosur rinovimin e fundit me Barcelonën për tre vite me një opsion për të katërtin. Dhe nëse e prishte kontratën deri në vitin 2020 duhej të paguante klauzolën dhe sipas avokatëve të numrit 10-të tashmë ky detyrim nuk është më. Gjithsesi Messi do që të evitojë një betejë ligjore dhe kjo është arsyeja se pse Messi do që të takojë sa më shpejt Presidentin Bartomeu për të gjetur një marrëveshje për largimin më të bujshëm të shekullit. Por Presidenti nga ana tjetër është i bindur se Messi e ka gabim për klauzolën dhe nuk ka ndërmend që të ulet në tavolinë me Messin për asnjë arsye tjetër që nuk është ajo e rinovimit të kontratës/ Përgatiti Andi Kapxhiu.
Eshte bere ky messi si jezu krishti te gjithe per ate flasin
Përgjigju