Lionel Messi ka humbur shpresat se mund të kalojnë në finalen e Ligës së Kampioneve pas humbjes së thellë me rezultatin 4-0 përballë ekipit të Bajernit të Mynihut.

Argjentinasi shprehet pas ndeshjes se do të tentojnë që të përmbysin rezultatin, por në të kundërt duhet të mendojnë për La Ligan dhe edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.

 “Bajerni ishte superiore në të gjitha drejtimet dhe e meritoi fitoren. Më vjen shumë keq që nuk arritëm të ndalim kundërshtarin, por do të tentojmë që të përmbysim në ndeshjen e kthimit.

Në të kundërt do të duhet që të harrojmë këtë edicion dhe të mendojmë për edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve’ deklaron Messi.


d.b/shqiptarja.com