Mesi ka triumfuar për herë të katërt duke fituar Topin e Artë. Argjentinasi ka lënë pas Ronaldon dhe Iniestën duke hyrë në histori si futbollisti i vetëm në botë që e fiton këtë trofe katër herë, madje radhazi. Mesi ka shkëlqyer me ekipin e Barcelonës duke shënuar 91 gola brenda një viti dhe fituar Kupën e Mbretit. Mesi arriti që të thyente rekordin e Gert Mullerit.
Ronaldo pavarësisht se fitoi La Ligën nuk mundi të ndalë Mesin. Portugezi u pozicionua në vendin e dytë ashtu sikur edhe pritej. Iniestës nuk i mjaftoi fitimi i kampionatit Evropian, pasi u rendit në vendin e tretë. Spanjolli i Barcelonës ishte i vetëdijshëm që nuk mund të dilte sipër dy yjeve të momentit. Trajneri më i mirë i vitit është shpallur Vincente Del Boske.
Në formacionin më të mirë në portë është pozicionuar Iker Casillas, në mbrojtje Ramos, Pike dhe braziliani Marcelo. Në mesin e fushës më të mirët e vitit janë Xavi e Xavi Alonso, Iniesta dhe Bale. Në repartin e sulmit më të mirët e vitit janë Lionel Mesi, Cristiano Ronaldo dhe Radamel Falcao. Ndërsa trofeun e golit më të bukur të vitit e ka fituar sllovaku i Fenerbaçes Miroslav Stok, duke lënë pas dy golat e tjerë të mrekullueshëm të Neymar dhe Falkaos.
(Dylber Balla/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com