“Pleshti” ka mbërritur në Barcelona që prej moshës 13-vjeçare ku iu bashkua akademisë “La Masia” të Katalanasve. Që prej atëherë ai nuk është larguar ngaa ky qytet dhe këtë po mundohet ta bëjë edhe në të ardhmen, pasi po kërkon një kontratë derisa të bëhet 36-vjeç.
Gjithsesi sipas “Mundo Deportivo-s” ajo që e mban Messi-n në Barcelonë nuk është kontrata, por lumturia që merr ai dhe familja e tij në këtë qytet.
Ai sot është lideri i ekipit, por preferon të mbajë gjërat e tij shumë private dhe bën një jetë “krejt normale” siç e përshkruan Pique. Preferon të shpenzojë kohën e lirë me gruan Antonella dhe tre djemtë e tij, Thiago, mateo dhe Ciro, duke qenë një baba model, aq sa t’i shoqërojë edhe në shkollë. Por pjesë e kohës së lirë është edhe qeni i familjes Hulk, të gjithë së bashku jetojnë në një qytet të vogël bregdetar në Bellamar shumë pranë kështjellës së Barcelonës.
Komshinj ka miqtë e tij Luis Suarez dhe Philippe Coutinho me të cilët organizojnë festa në shtëpi, ndërsa familjarët vijnë shpesh për vizita nga Argjentina. Një jetë komplet ndryshe nga “yjet” e tjerë të futbollit, të cilët pak shqetësohen për atë që ndodh larg hundës së tyre. I vetmi problem për Messi-n është reputacioni I përzier që ka në vendin e tij, ndaj kjo është edhe arsye përse 31-vjeçare nuk udhëton shpesh në Argjentinë.
Komento