Sulmuesi i Barcelonës, argjentinasi Lionel Messi, e ka përfunduar sezonin 2011/2012 të Ligës së Kampionëve si golashënuesi më i mirë me 14 gola në 11 paraqitje, duke barazuar kështu rekordin e Jose Altafinit, legjendës së Milanit që shënoi numër të njëjtë golash në sezonin 1962/1963.

Pas përfundimit të finales në "Fussball Arena" kanë dalë edhe renditjet zyrtare, edhe pse Messi asnjëherë nuk e rrezikoi seriozisht kurorën. Argjentinasi shënoi dy herë ndaj Bates, tre herë ndaj Plzenit dhe një herë ndaj Milanit, për të bërë gjashtë gola nga pesë ndeshje në fazën e grupeve.

Por magjia e Messit nuk u ndal këtu, pasi ai shënoi edhe gjashtë herë të tjera në dy ndeshje ndaj Bayer Leverkusenit, si edhe dy gola tjerë ndaj Milanit në Camp Nou.

Në vendin e dytë është renditur Mario Gomez, sulmuesi i Bayernit që shfaqi paraqitje të mjerueshme në finale të Ligës së Kampionëve, dhe përfundoi me vetëm 12 gola nga 12 ndeshje të luajtura. Vetëm në vendin e tretë gjendet superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me 10 gola.(rb/shqiptarja.com)