Lionel Messi dhe babai i tij kanë dalë sot para gjykatës për t’u mbrojtur ndaj akuzave të ngritura kundër tyre për evazion fiskal.

Lionel Messi dhe babai i tij Jorge Messi, akuzohen për mashtrim në deklarimin e të ardhurave me dëm rreth 4.3 milion euro.

Messi dhe babai i tij i mohojnë këto akuza. Ata dyshohet se kanë përdorur kompani në Belize dhe Uruguaji, për t’i shpëtuar sistemit spanjoll të tatimit.

Akuzat lidhen me deklarimin e të ardhurave nga 2007 deri në 2009. Seanca për Lionelin dhe Jorgen është zhvilluar me dyer të mbyllura.


d.b/shqiptarja.com