Messi përjetësisht te Barcelona, presidenti Bartomeu zbulon planin

Messi përjetësisht te Barcelona, presidenti Bartomeu zbulon planin

Lionel Messi

Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, ka dhënë një intervistë të gjatë për prestigjiozen “The Times” ku mbi të tjera ka folur për të ardhmen e Lionel Messi-t. 

Argjentinasit i përfundon kontrata në qeshor të 2021 dhe rreth kësaj çështje numri 1 i katalanasve është shprehur:

“Mendoj se do ta kemi atë më gjatë se sa aq. Ai nuk dëshiron të largohet. I kemi thënë se mund të jetë përgjithmonë pjesë e Barcelonës. Ky është edhe projekti. Ne nuk duam të shesim lojtarët më të mirë që kemi, por përkundrazi, të sjellim lojtarë të rinj me talent për të qenë më të suksesshëm, më global, për të sjellë më shumë gëzim te tifozët tanë. Kjo është ajo që duam të bëjmë.” 

Jose Maria Bartomeu

Bartomeu u pyet edhe për tentativat e përfolura gjatë verës për blerjen e Pogba-s nga Manchester United. Për këtë çështje spanjolli deklaroi se klubi anglez nuk dëshiron ta shesë lojtarin, në rast të kundërt ai do të shohë çdo hipotezë, jo vetëm për francezin, por për këdo që I intereson.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Rusia reagon ashpër për deklaratat e Cameron dhe Macron

Rusia reagon ashpër për deklaratat e Cameron dhe Macron