Leo Messi “pushton” Amerikën dhe bën histori me ekipin e tij të ri Inter Miami. Falë fitores 4-1 ndaj Philadelphia Union skuadra e yllit argjentinas Inter Miami arrin për herë të parë në historinë e  saj një finale, atë të Leagues Cup dhe siguron vendin në Kupën e Kampioneve të zonës së Konkakaf për vitin 2024.

Edhe në këtë ndeshje të fituar pastër kampioni i Botës ishte sërish protagonist duke shënuar njërin prej golave dhe në total numëron 9 gola në vetëm 6 ndeshje me ekipin amerikan.

Por ai i shënuar ndaj Philadelphia Union ishte i veçantë për Messin pasi u shënua  nga një distancë e largët 32 metra gjë që ish-futbollisti i Barçës nuk e kishte bërë më pare.

Në finalen e Leagues Cup Inter Miami i Messit do të përballet me Nashville.