“E adhuroj këtë skuadër dhe vendin në të cilin jetoj. Kjo është shtëpia ime”. Leo Messi “thyen” heshtjen në një intervistë ekskluzive për El Mundo Deportivo dhe u ka dhënë fund zërave që flisnin për një largim të tijin nga Barcelona mbi të gjitha edhe pas Barçagate.
Por jo vetëm kaq kapiteni ka bërë edhe merkaton e katalanasve duke thënë se Lautaro Martinez është një lojtar spektakolar dhe se do i pëlqente shumë që edhe Neymar të rikthehej. Për bashkëkombasin e tij tek Interi, Lautaro Martinez që Barcelona e kërkon me ngulm Messi sqaron:” Lautaro është spektakolar, do të bëhet një lojtar i madh dhe po e tregon diçka të tillë. Është i zoti në driblim, shënon shumë dhe lëviz mirë në zonë. Ka cilësi pra është një lojtar i kompletuar. Lautaro ka shumë gjëra të përbashkëta me Suarez. Pse jo do më pëlqente që të vinte tek Barça të fitonin diçka”.
Kapiteni i Barcelonës e përsërit se do i pëlqente që Neymar të rikthehej në skuadër:” Edhe Neymar ka shumë dëshirë të rikthehet pasi gjithmonë është shprehur i penduar që u largua” e mbyll Messi. Fjalë të rënda dhe të qarta të Leo Messit që bëjnë të “dridhen” Interin dhe PSG-në që mund të humbasin lojtarët e rëndësishëm./Nga Andi Kapxhiu