Brazili mposhti 2-0 Argjentinën dhe kaloi në finalen e Kupës së Amerikës.Leo Messi dështoi sërish me Argjentinën e tij të fitojë një trofe por në fund të ndeshjes së humbur me Brazilin ylli i Barcelonës shpërtheu në akuza si kurrë më parë:

”Nuk kërkoj justifikime por arbitrimi i ndeshjes ishte absurd. Kishte episode të qarta në favorin tonë që nuk u panë as në VAR. Shpresoj që drejtuesit e futbollit amerikano jugor të bëjnë diçka edhe pse këtu dihet që Brazili kontrollon dhe manipulon gjithçka” e mbyll Leo Messi./ Përgatiti Andi Kapxhiu