Messi “shpërthen” pas turpërimit të Barcelonës, Interi i bën presion Juves.

Barcelona u “turpërua” nga Osasuna në Camp Nou dhe kapiteni Leo Messi shpërtheu në fund të takimit. Katalanasit u mundën 2-1 në stadiumin e tyre. Jose Arnaiz kaloi miqtë në avantazh ndërsa barazimi nga Messi ishte fantastik megjithatë Osasuna në kohën shtesë me Roberto Torres dhe Barcelona e mbyll me turp në shtëpinë e saj. Messi thotë se duke luajtur kështu nuk shkohet askund:” Skuadra lë shumë për të dëshiruar dhe e ka bërë një gjë të tillë në shumë ndeshje. Nëse vazhdojmë kështu nuk mund ta fitojmë Championsin” ka thënë Messi.

Me golat e Marcos Llorente dhe Thomas Atletico Madrid fitoi 2-0 derbin e vogël ndaj Getafes dhe blindon vendin e tretë në renditje.

Në Itali Interi bëri një ndeshje shumë të mirë dhe fitoi me goleadë 4-0 në transfertë ndaj Spal. Candreva në pjesën e parë dhe Biraghi, Sanchez dhe Gagliardini në fraksionin e dytë ishin autorët e golave. 71 pikë për zikaltërit në vend të dytë dhe vetëm 6 pikë larg Juventusit kryesues. Conte i bën presion kampionëve në fuqi. Javën e ardhshme mund të vendoset fati i titullit nga ndeshjet Roma-Inter dhe Juventus-Lazio/ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën

Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën