Messi takon shokët e ekipit, kryen stërvitjen e parë me PSG-në

Messi takon shokët e ekipit, kryen stërvitjen e parë me PSG-në

Lionel Messi stërvitet për herë të parë me Neymari dhe Mbappe duke zhbritur në fushë me fanellën e klubit të ri, PSG. Lionel Messi tha se do t’i duhen ditë për t’u përgatitur para se të debutojë me ekipin e ri. Ai fillimisht do të bëjë një stërvitje të veçantë së paku dy javë dhe më pas do të zbresë në fushë për të luajtur, që mendohet të jetë 29 gushti.

Një ditë më parë ylli argjentinas është prezantuar zyrtarisht në një konferencë për shtyp nga skuadra e tij e re dhe tashmë ka nisur një tjetër epokë në karrierën e tij. Pas largimit mes lotësh nga Barcelona të dielën dhe zyrtarizimit të transferimit të bujshëm tek francezët e PSG-së Messi ka rigjetur buzëqeshjen dhe u është prezantuar tifozë të rinj. Ylli argjentinas e pranon se ka qënë shumë e vështirë të linte Barcelonën por është gati dhe më se i motivuar për të fituar të tjerë trofe me PSG-në.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale