Messi tremb Argjentinën para Botërorit, sulmuesi dëmton 'tendinën e Akilit'! Mungon për PSG

Messi tremb Argjentinën para Botërorit, sulmuesi dëmton 'tendinën e Akilit'! Mungon për PSG

Lionel Messi

Lionel Messi tremb Argjentinën. 17 ditë nga nisja e Botërorit për skuadrën nga Amerika Latine, kapiteni dhe ylli i ekipit vuan një dëmtim në "tendinën e Akilit". Messi nuk do jetë nesër në fushë për PSG, me kampionët e Francës që luajnë me Lorient në transfertë.

Stafi i Argjentinës është gjithë sy e veshë nga Parisi, me mediet në Francë që tregojnë se PSG e ka lënë pushim Messin për mos rrezikuar një dëmtim më të rëndë. Duket se lëndimi nuk është i rëndë, me "Pleshtin" që do rikthehet në stërvitje javës tjetër, për të marrë minuta në ndeshjen e radhës me Auxerre.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka marrë kontakte me lojtarin për ta pyetur për gjendjen fizike, me numrin 10 që Botërorin e ka eventin e fundit të madh me fanellën Albiceleste. Veç Katarit, Argjentina në gupin e Botërorit ka kundërshtarë Meksikën dhe Poloninë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit