FIER - Përfaqësuesit e 100 familjeve të fshatit Gracell të komunës Qendër në Fier, të cilët pas 20 vitesh mësuan se janë pronarë të një pjese tokë ku pritet të kalojë edhe gazsjellësi TAP janë dyndur sot në prefekturën e Fierit për mësuar më shumë për pronat e tyre.

Banorët i janë drejtuar Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë prefekturës dhe po verikojnë dokumentet në mënyrë që të përfitojnë certifikatën e pronësisë. 

Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Fierit Enkejld Alibeaj.

Me ligjin 7501 në zyrat e kadastrës Fier rezulton se këto familje përfituan nga dy dynym tokë, ndërsa këtë fakt e mësuan vetëm pak ditë më pare kur përfaqësuesit e projektit TAP i njoftuan se në tokat e tyre do kalojë gazsjellësi dhe për këtë, ata do dëmshpërblehen.

Kaq mjaftoi që banorët të përplaseshin më komunën e cila gjithashtu pohon se nuk kishte dijeni për këtë fakt, ndërsa lidhur më këtë çështje organet kompetente kanë nisur edhe hetimet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)