Mësuesi 'hero' nga Kukësi që bën çdo ditë 20 km për të shkuar në shkollë: Nuk e përballoj dot koston për transport (VIDEO)

KUKES - Prej më shumë se tre dekadash, mësues Zaim Thaçi ecën çdo ditë në këmbë nga qyteti i Kukësit në fshatin Gjinaj të Hasit për rreth 20 km vajte-ardhje për të dhënë mësim në shkollën 9 vjeçare "Sinan Gjini". Në ditë me diell, shi por edhe kur dëbora arrin deri në gju sërish mësues Zaimi nuk ka munguar për t'iu dhënë mësim nxënësve të tij.

Ai mbërrin gjithmonë në kohë para nxënësve, dhe kur zilja e shkollës tingëllon ai është aty për të nisur orën e mësimit.

Mësues Zaimi tregon që niset herët nga shtëpia, rreth orës 06:00 si dhe përshkon çdo ditë rrugën në këmbë pasi nuk kanë transport, ai shton që nuk mund të përballojë udhëtimin me makinë private për shkak të kostos.

"Nga Kukësi dhe deri në shkollë këtu në Gjinaj është 10 km, me thënë të drejtën udhëtimin e bëjmë në këmbë sepse nuk kemi mjet transporti. Ndonjëherë udhëtojmë privatisht, por nuk e përballojmë dot koston ndaj ecim në këmbë", tha Zaim Thaçi

Zaimi thotë se profesionin e mësuesit e ka bërë me shumë dashuri për rreth 38 vite dhe se nuk do ta ndërronte apo të hiqte dorë nga kjo punë.

"Unë kam 38 vite që punoj si mësues, ndërsa në Gjinaj bëj 17-18 vitë që punoj", tha Zaim Thaçi

Profesioni i mësuesit është një nga profesionet më të vlerësuara dhe të respektuara në mbarë botën, shpesh herë edhe sakrifikues. Edhe pse jemi në 2020 ka sërish mësues si Zaimi që i duhet të ecin me dhjetëra kilometra në këmbë për të dhënë mësim, ku i duhet të kthehen shpesh herë të lodhur e me këpucët e zhytura në baltë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lela: 08/03/2020 22:28

    Nje bravo shume te madhe te njejten gje ka bere babi im per 30 vjet me rradhe nder dhe respekt per mesuesit

    Përgjigju
  • Mesuesi: 08/03/2020 17:05

    Mos valle kujtoni se xhaxhi ishte budalla qe i nxirrte mesuesit me pare ne pension? 50 vjec per grate dhe 55 vjec per burrat. Profesioni i mesuesit eshte nder profesionet me te veshtire. Ky sistem e rriti moshen e pensionit jo me 5 apo 10 por me 15 vjet per grate. Sa keq.

    Përgjigju
  • ILIR: 08/03/2020 00:18

    IK O MESUES NGA KY VEND,,,KJO QEVERI NUK DO TJA DIJE PER TY...KANE HALLIN TE VJEDHIN...

    Përgjigju
  • Pyka: 07/03/2020 23:33

    Je një hero i vërtet!Shumë falemnderit për modelin!Thuajse jemi bashkëmoshatar,por sinqerisht je dhe për mua,model......!

    Përgjigju
  • meri: 07/03/2020 21:56

    Pasioni + Nevoja te bejne te besh te pa munderen,keta Mesues duhet te ken nji shperblim ( mujor ose vjetor)per veshtersi pune,me qellim qe,te perballojne edhe shpenzimet e rruges.BRAVO...HERO !

    Përgjigju
    • hako: 08/03/2020 08:20

      Mos u beni qesharak.me gjithe respektin per mesuesit,por duke u bazuar ne raportin page-ore pune,,,mesuesit paguhen me shume se Kryeministri.Vetem ta mendosh sa dite pushimi bejne ne vit me shume se punetoret e tjere.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë