Mësuesi kapet me celular në testin
e maturës, injorohet urdhri ministres

Mësuesi kapet me celular në testin<br />e maturës, injorohet urdhri ministres
LIBRAZHD - Përfaqësuesja ministrisë së Arsimit në Librazhd refuzon t'i bindet urdhrit të ministres së Arsimit Mirela Karabina.

Burime nga Ministria e Arsimit dhe Sportit bëjnë me dije se një ditë më parë vetë kreu i arsimit gjatë inspektimit për provimin e maturës në Librazhd kapi një mësues administrator të provimeve që ishte me celular në dorë.

Po ashtu bëhet e ditur se mësuesi i kapur me celular në dorë është Fatjon Zeneli, militant i Partisë Socialiste.

Mësohet se ministrja Karabina i kërkoi përfaqësueses së Ministrisë së Arsimit të Librazhd, Edlira Gugu që të mbajë procesverbal për këtë mësues si dhe t'i dërgojë email ministres për këtë rast.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Gugu u ka thënë këtyre të fundit se nuk e njeh Ministren e Arsimit si eprore, përveç Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë.

mesuesi me presh ne dore

me preshe ne dore

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar