Mësuesit dhe mjekët e
rinj, ja kur do të testohen

Mësuesit dhe mjekët e<br />rinj, ja kur do të testohen
TIRANE- Të gjithë mësuesit dhe mjekët të cilët dëshirojnë te kenë mundësi për një vend pune, duhet të japin më parë provimin e shtetit. Ky testim sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve do të nisë javën e ardhshme dhe do të zgjasë deri 20 dhjetor. Në këtë provim pritet që të testohen më shume se 1500 kandidatë. “Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionet e rregulluara të mësuesit, mjekut, farmacistit, stomatologut, infermierit, mamisë, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit. Provimet e shtetit për këto profesione të rregulluara do të zhvillohen brenda periudhës kohore: java e katërt e nëntorit deri në javën e katërt të dhjetorit 2015”, - thuhet në një njoftim të AKP-s.

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve