Mësuesit, ja datat kur do
zhvillohen provimi i shtetit

Mësuesit, ja datat kur do<br />zhvillohen provimi i shtetit
Nga data 23 nëntor deri në 12 dhjetor të këtij viti, do të zhvillohet provimi i shtetit për mësuesit. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar kalendarin e plotë për të gjitha profilet e mësuesisë.

Të parët që do testohen janë ata të rinj që kanë përfunduar studimet për Histori-Gjeografi, ndërsa më pas provimi do të vijojë për mësuesit e gjuhës angleze dhe do të përfundojë me ata kandidatët që kërkojnë të marrin licencë për arsimin fillor.

Provimi
Pyetjet do të bazohen të programet orjentuese që ka publikuar AKP, për çdo lëndë. Asnjë pyetje nuk do të jetë jashtë programit, duke qënë se të gjitha janë me alternativa dhe nuk ka vend për interpretim. Pyetjet e provimit janë në kompetencë të Komisionit të Provimit të Shtetit. Ato synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës.

Vetem një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. “Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes.

Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat pastaj ta konfirmoj atë. Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhese e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve të grumbulluara si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara. Kur koha e provimit përfundon automatikisht printohet një dokument vërtetimi, me foto, shoqëruar me informacioni e sipërpërmendur”, ¬thuhet në udhëzuesin për zhvillimin e provimeve të shtetit.

Vlerësimi
Për mësuesit përdoret shkalla e vlerësimit nga 1-100 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 10, nëse merr 95-100% të pikëve, me notën 9 nëse 85-94% të pikëve dhe me notën 8, nëse merr 75-84% të pikëve. Në rast se një kandidatë merr 65-75 pikë atëherë vlerësohet me notën 7, nëse merr 55-64% të pikëve me notën 5 dhe nëse merr 50-54 pikë vlerësohet me notën 5. Nëse marrin nga 1-49 pikë, mësuesit vlerësohen me notën 4. Ky është sezoni i parë i provimeve të shtetit për mësuesit. Sezoni i dytë do të zhvllohet në fund të muajit nëntor dhe në filim të muajit dhjetor.
 
Testimi
Të parët që do testohen janë ata të rinj që kanë përfunduar studimet për Histori-Gjeografi dhe testimi do të përfundojë me ata kandidatët që kërkojnë të marrin licencë për arsimin fillor.

mesuesit provimi

fatura drejtesia

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri