TIRANE- Udhëzimi i Ministrit të Mirëqënies Sociale Erion Veliaj dhe Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, përcakton mënyrën se si do bëhet punësimi i mësuesve të arsimit profesional dhe pikët që duhet të grumbullojën për të fituar vendin e punës.

Sipas udhëzimit, kur krijohet një vend i lirë pune Drejtori i Shkollës shpall vendin vakant në mjediset e jashtme të shkollës dhe në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.