Mësuesja dhe nxënësit e denoncuan për dhunë, reagon drejtoresha në Shkodër: Sulm politik
Drejtoresha e Shkollës në Shtoj te Ri, Saime Arapi ka reaguar pas denoncimit për dhunë nga mësuesja Luljeta Shyti, së bashku me dy nxënës dhe një prind.
SHKODER-Drejtoresha e Shkollës në Shtoj te Ri, Saime Arapi ka reaguar pas denoncimit për dhunë nga mësuesja Luljeta Shyti, së bashku me dy nxënës dhe një prind. Ajo thotë se të gjitha akuzat janë totalisht politike dhe se nxënësi ka pranuar se nuk ka pasur ushtrim dhune.
Të gjitha akuzat ndaj meje janë totalisht politike. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj askujt. Nëse është për sot, nxënësi në polici ka pranuar se nuk ka asnjë lloj dhune as nga unë as nga të afërmit e mi. Unë kam kërkuar vetëm numrin e babait të prindit. Policia më mori në telefon kur unë isha në Drejtorinë e Arsimit, nuk është e vërtetë që kam ushtruar dhunë as ndaj kolegëve as ndaj nxënësve. I kam kërkuar rregull për administrimin e provimeve në fund te sezonit. Unë po sulmohem thjesht politikisht, unë thjesht kërkoj rregull dhe disiplinë në shkollë
Saime Arapi
Mësuesja Luljeta Shyti, së bashku me dy nxënës dhe një prind bënë denoncimin sot në polici ndaj drejtoreshës së shkollës 9 vjeçare në fshatin Shtoj i Ri, Saime Arapi. Mësuesja Shyti ka theksuar se drejtoresha ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve dhe mësuesve. Për këtë arsye, mësuesja ka kërkuar urdhër-mbrojtjeje në polici, ndërsa është shprehur se ky nuk është rasti i parë i dhunës. Mësuesja thotë se persona nga jashtë shkollës janë futur në shkollë dhe kanë kërcënuar nxënësit.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
71.9%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 2426
Lajme të tjera
-
I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump
20 Prill, 07:43
-
Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit
20 Prill, 07:24
-
Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot
20 Prill, 07:08
-
Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur
20 Prill, 07:01
-
O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë
19 Prill, 22:54
-
GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim
19 Prill, 22:54
-
VIDEO/ Juventus 'lë nam', barazon 2-2 me Cagliarin në Sardegna
19 Prill, 22:50
-
Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)
19 Prill, 22:42
-
Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit
19 Prill, 22:41
-
Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite
19 Prill, 22:19
-
CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939
19 Prill, 22:14
-
'Të vdektë fëmija në bark nëse je shtatzënë', Sara e prekur nga komentet e rënda
19 Prill, 22:12