Shkodër, mësuesja dhe dy nxënës në polici: Drejtoresha e shkollës na dhunon/ EMRI

Drejtoresha e një shkolle 9-vjeçare në Shkodër është denoncuar për dhunë ndaj mësuesve dhe nxënësve. Mësohet se ka qenë mësuesja Luljeta Shyti, së bashku me dy nxënës dhe një prind, që kanë bërë denoncimin në polici ndaj drejtoreshës së shkollës 9 vjeçare në fshatin Shtoj i Ri, Saime Arapi.

Mësuesja Shyti ka theksuar se drejtoresha ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve dhe mësuesve. Për këtë arsye, mësuesja ka kërkuar urdhër-mbrojtjeje në polici, ndërsa është shprehur se ky nuk është rasti i parë i dhunës. Mësuesja thotë se persona nga jashtë shkollës janë futur në shkollë dhe kanë kërcënuar nxënësit. Mësuesja e 9 vjeçares Luljeta Shyti ka thënë se gjatë kohës që ka qenë në pritje për të dhënë denoncimin, familjar të drejtoreshë e kanë kërcënuar.

Problemi i drejtoreshës, Saime Arapi është ngritur edhe në drejtorinë arsimore, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Ndërkohë menjëherë pas denoncimit, drejtoresha e shkollës 9 vjeçare, Saime Arapi ka deklaruar  në polici se asgjë nuk është e vërtet, duke mohuar akuzat e ngritura prej mësueses dhe nxënësve.

Saime Arapi: Sulmi politik
Drejtoresha e Shkollës në Shtoj te Ri, Saime Arapi ka reaguar pas denoncimit për dhunë nga mësuesja Luljeta Shyti, së bashku me dy nxënës dhe një prind. Ajo thotë se të gjitha akuzat janë totalisht politike dhe se nxënësi ka pranuar se nuk ka pasur ushtrim dhune. “…të gjitha akuzat ndaj meje janë totalisht politike. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj askujt.

Nëse është për sot, nxënësi në polici ka pranuar se nuk ka asnjë lloj dhune as nga unë as nga të afërmit e mi. Unë kam kërkuar vetëm numrin e babait të prindit. Policia më mori në telefon kur unë isha në Drejtorinë e Arsimit, nuk është e vërtetë që kam ushtruar dhunë as ndaj kolegëve as ndaj nxënësve. I kam kërkuar rregull për administrimin e provimeve në fund te sezonit. Unë po sulmohem thjesht politikisht, unë thjesht kërkoj rregull dhe disiplinë në shkollë…”-ka pohuar Saime Arapi.

Mësuesja Luljeta Shyti, së bashku me dy nxënës dhe një prind bënë denoncimin dje në polici ndaj drejtoreshës së shkollës 9 vjeçare në fshatin Shtoj i Ri, Saime Arapi. Mësuesja Shyti ka theksuar se drejtoresha ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve dhe mësuesve. Për këtë arsye, mësuesja ka kërkuar urdhër-mbrojtjeje në polici, ndërsa është shprehur se ky nuk është rasti i parë i dhunës. Mësuesja thotë se persona nga jashtë shkollës janë futur në shkollë dhe kanë kërcënuar nxënësit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alidemsi: 06/06/2018 17:24

    Po Drejtoresha cfare thote?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve