Mësuesja në "A1 Report": Nuk po 
e diskriminoj nxënësen autike

Mësuesja në e diskriminoj nxënësen autike">
DURRËS - Ka reaguar mësuesja e vogëlueshes autike, ndaj të cilës sot te “Shqiptarja.com” është bërë denoncimi se “nuk e pranon fëmijën në klasë”.
 
E kontaktuar në linjë telefonike nga “A1 Report”, mësuesja Lumturi Ujkaj ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur "gënjeshtra të padrejta, pasi fëmija vjen çdo ditë në shkollë".
 
“I hedh poshtë gjithë këto gënjeshtra të padrejta. Gjithë punës sime iu hodh baltë. Fëmija vjen çdo ditë rregullisht nga dita e parë e shkollës. Ndiqet nga unë me vëmendje dhe një asitente sociale, të cilën e ka caktuar drejtoria. Gjithë stafi është i përkushtuar bashkë me mua”, ka nisur të shpjegohet mësuesja Lumturi Ujkaj.
 
Mësuesja ka treguar se ajo thjesht ka këshilluar prindërit e vogëlueshes autike, që për të mirën e fëmijës, pasi klasa ka 34 nxënës dhe ajo nuk ka mundësi t’i kushtojë kohën e duhur,  të gjejnë një rrugë tjetër, që është më e mira për të. “Nuk jam as e specializuar për fëmijë të tillë. Unë mendova më të mirën, por s’me doli si mendova. Është një zhgënjim. Unë nuk e kam diferencuar. Madje prindërit më kërkuan: “Lëre në bankën e fundit!”. Por unë dhe psikologia u munduam ta sillnim në bankën e parë. Por ishte e pamundur”, thotë Lumturi Ujkaj në “A1 Report”.
 
“Unë kam drejtori, që përgjigjet dhe zbatoj urdhërat e saj. Pse duhet të dal unë sipër ligjit?! Unë u përpoqa që të bëhej më e mira për fëmijën. Brenda mundësive të mia shkoj dhe e vëzhgoj, ndihmoj, pavarësisht se sa arrij të kuptohem me të”, vijon mësuesja.
 
E pyetur nga moderatorja e “A1 Report” se “kush është ankuar për të?”, Lumturia është përgjigjur: “Them se mësuesja e violinçelit me prindërit. Nuk e di ç’po luhet në këtë mes. Unë dhe psikologia do paraqesim një raport në drejtori. Madje një orë në ditë drejtoria vjen e vëzhgon vetë”.
 
Mësuesja ka shpjeguar edhe simptomat që vajza shfaq gjatë mësimit. “Ngrë zërin, bën lëvizje të pakontrolluara dhe varet sa arrin të koordinohet me mua”.
 
Ajo më tej ka sjellë si shembull se jo më larg se sot, në klasën ku jep mësim erdhi të xhironte një televizion dhe gjatë një ore që qëndruan ata fëmija me autizëm kapi mikrofonin dhe donte të fliste. “Unë për ta stimuluar madje thashë: Duartrokiteni Aleksandrën për këngën! Por ajo vazhdoi të ngrihet. Lëshoi tinguj të padëshirueshëm”.
 
“Problemi im ishte që mos prishet ora e mësimit. Bëj çfarë kam mundësi dhe ka raste që bëj edhe jashtë mundësive”, përmbyll mësuesja e vajzës autike. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit