Met Gala 2023, eventi i madh i modes iu kushtua stilistit Karl Lagerfeld! Shqiptaret Lipa dhe Ora tërheqin vëmendjen

Met Gala 2023, eventi i madh i modes iu kushtua stilistit Karl Lagerfeld! Shqiptaret Lipa dhe Ora tërheqin vëmendjen

Dua Lipa dhe Rita Ora në Met Gala 2023

Eventi më i madh i modës Met Gala 2023 në Nju Jork, iu dedikua dizenjuesit të famshëm Karl Lagerfeld i cili u nda nga jeta në 2019 në moshën 85-vjeçare. Të ftuarve iu kërkua një kod veshje në nderim të dizenjatorit që mbante syze dielli të errëta me flokët e tij të bardhë të kapur në një bisht. Drejtuesi i shtëpive të modës si Chanel, Fendi shpesh fotografohej përkrah Choupette, maces së tij të përkëdhelur të famshme. Detaje që u reflektuan në tapetin e kuq.

Spikatën në veshjet e tyre Kim Kardashian, Nicole Kidman, Naomi Campbell, Jennifer Lopez, Doja Cat apo Jared Leto, me të preferuarën e Lagerfeld, Choupette

Cardi B mahniti në tapetin e kuq teksa u shfaq me dy fustane, një ngjyrë rozë dhe një tjetër të zi me detaje të mëdha trëndafili, Look-un e saj e kishte plotësuar me një paruke, një palë vathë me perla dhe doreza të gjata të zeza.

Momenti më i bukur i mbrëmjes ishte kur edhe pse me vonesë Rihanna dhe A$AP Rocky mbërritën në mënyrë madhështore. Rihana u shfaq me një fustan të bardhë të Valentino-s e kompletuar me një pelerinë të mbushur me lule ndërsa partneri i saj goditi me veshjen e tij Gucci, një xhaketë të zezë, xhinse blu, një fund në ngjyrë të kuqe dhe një palë syze dielli të zeza.  

“Secilës lule i është dashur 30 orë, 30 orë për secilën lule në 2 atelie të ndryshme të Valentinos, të cilët zoti e di sesa orë kan punuar për të përfunduar këtë look”- Tregoi Rihanna.

Mes katër bashkë-prezantuesve të eventit të këtij viti ishte edhe ylli shqiptar Dua Lipa. Ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë, ndërsa në qafë mbante një gjerdan me një diamant 100 karatësh. Dua Lipa është ylli i parë që ka vendosur Diamantin e bardhë të ri të Legendary të Tiffany & Co. Forma e tij është identik me diamantin e verdhë Tiffany me famë botërore, të cilin vetëm 4 femra kanë arritur ta vendosin në gjithë botën.

Rita Ora u shfaq me një fustan të tejdukshëm me një pelerinë të madhe që rridhte pas saj dhe pa të brendshme. Përveç veshjes jo çka biente më shumë në sy ishin thonjtë e këngëtares shqiptarë me zinxhirë të gjatë në çdo gisht. Në eventin më të madh të modës Rita Ora shoqërohej nga bashkëshorti i saj Taika Ëaititi.

Kendall Jenner guxoi me veshjen e saj, duke u ngjitur në shkallët e Met Gala me një body të zi të mbuluar me temina ndërsa mëngët e saj ishin shumë të gjata që ngjanin si një pelerinë e ndarë në dy pjesë. Ndërsa veshjen e kishte të kombinuar me një palë çizme të larta të zeza.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë