Meta, 1 javë pas arrestit/ Gazetari Sokol Dema: Lëshoi fjalë të rënda ndaj Policisë dhe në seancë fyeu Dumanin! Sefa: SPAK nuk e ka pasur të lehtë atë skenë

Arrestimi i bujshëm i Ilir Metës një javë më parë u vijua të diskutohet edhe mbrëmjen e sotme në ‘5 Pyetjet me Babaramon’, në Report Tv.

Gazetari Flamur Vezaj komentoi edhe letrën e bërë publike sot nga Ilir Meta prej burgut ku akuzoi Ramën dhe Dumanin për arrestimin e tij, teksa ia hodhi fajin Monika Kryemadhit, ish-bashkëshortes për shpenzimet dhe deklarimin e pasurisë. Vezaj thekson se Meta nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë në hetimin për CEZ/DIA.

Vezaj u shpreh:

“Nuk është një gjë që nuk pritej. Më bën përshtypje që ja faturon bashkëshortes historik. Zonja Kryemadhi ka deklaruar që e merr përsipër. Nga sekuestrimi i telefonit në banesën e nënës kanë rezultuar bisedat që prokuroria ngriti akuzën. Në rastin kur flitet për biznesmenin, Meta ia faturon bashkëshortes por ka mesazhe telefonikë që edhe Meta ka mbajtur me bashkëshorten e biznesmenit. Zoti Meta nuk mundet shmanget nga përgjegjësia e CEZ DIA apo lobimi në SHBA. Është vetë zoti Meta që për CEZ DIA që ka dëshmitar okular, Romeo Kara dhe përfaqësuesin e çekëve, që tha se Meta na prezantoi me Kastriot Ismailaj”.

Kurse ish-prokurori Eugen Beci vë në pikëpyetje ligjshmërinë në mënyrën e ekzekutimit të masës së arrestit ndaj Ilir Metës.

“Te letra janë 2 momente ku përpiqet të tregojë versionin dhe arsyet e arrestimit. I pari ekzekutimi i masës dhe e dyta janë detajet e hetimit që zhvillohen që i shpjegon në mënyrën e mbrojtjes së tij për raste konkrete dhe veprime konkrete. Pjesa e parë e letrës për ekzekutimin e masës, ka një të drejtë. Mënyra e ekzekutimit për një personazh të tillë që i ka prekur nivelet më të larta të shtetit. Mungesë procedurë në standardet e policisë sigurisht lë për të dëshiruar. Në pjesën e mund të ketë një lloj ankese që duhet trajtuar dhe nga organet ligjzbatuese. Mënyra e ekzekutimit jashtë standardeve. Së pari ruajtje e dinjitetit dhe njohje me rrethanat dhe fatet sipas kushtetutës dhe konventës europiane bëhet menjëherë në momentin e arrestimit. Duke ju referuar rrethanave të faktit dhe rrezikshmërisë së personit të çojnë në një konkluzion, nëse e ke në kontroll me mjete të loguara dhe me drejtues me uniformë, me të drejtë i ka drejtuar në momentin e tij zoti Meta”, tha Beci.

Gazetari Sokol Dema nënvizon se nga AMP nuk ka një hetim për mënyrën si kanë vepruar forcat operacionale për arrestimin e Metës, ndërsa shton se Meta nga ana e tij ka thënë fjalë fyese ndaj punonjësve të policisë kur po arrestohej dhe në sallën e gjyqit ndaj kreu të SPAK, Altin Dumani.

“Në polici AMP nuk po bëhet një gjë e tillë. Nuk ka nisur një hetim të tillë. Ka pasur një reagim të ministrit që e e cilësoi të rregullt arrestimin. Zoti Hoxha tha se nuk ka një vend perfekt për ta kryer një gjë të tillë. Nëse do arrestohej në selinë e PL do shkonte më keq. Ka pasur edhe nga ana e SPAK, si një arrestim të suksesshëm dhe të ekzekutuar mirë. Ka qenë Arben Kraja e konsideroi të ligjshëm dhe ishte nisja e reagimeve të forta të zotit Meta në seancë kur tha dhe fjalë fyese ndaj kreut të SPAK, Dumanit. SPAK e konsideron të rregullt. Ka nisur hetim administrativ të avokatit të popullit për të parë nëse e kanë kryer siç duhet detyrën e tyre”, tha Gazetari.

Avokati Indrit Sefa është i mendimit se mënyra e arrestimit të Metës është në dëm të SPAK, pasi hedh baltë mbi një hetim aq të madh. Sipas tij, e vetmja gjë që kishte në dorë qeveria ishte arrestimi dhe ekzekutimi u bë si për të diskredituar SPAK.

“Zoti Meta ka të drejtë në pjesën e parë, sepse ka patur dhe arrestime ku ka mjaftuar edhe një telefonatë. Është paraqitur pala dhe është bërë procedura. Nuk ka qenë prezent asnjë oficer i BKH-së. Zoti Dumani një ditë pas bëri një takim me drejtorin e policisë. SPAK nuk e ka pasur lehtë atë skenë atje. Një gjë që kishte në dorë qeveria, e ka bërë ekzekutimin në atë formë. Për të nënvlerësuar punën e SPAK në atë hetim. Më e dëmtuara në atë histori ishte SPAK. Çdo qytetar në RSH ashtu ndalohet. Zoti Meta kur u duk në publik që bëhet arrestimi në këtë mënyrë, e kuptoi që ishte e paligjshëm, kur bëhet për qytetarët shqiptarët nuk do t’ja dijë”, u shpreh ai.

Ndërsa deputeti i PD-së, Flamur Hoxha, e sheh momentin e arrestimit të Metës si një moment të tmerrshëm për një ish-president.

Flamur Hoxha tha ndër të tjera:

“Gjykoj dhe mendoj se kemi një standard për mënyrën si u bë arrestimi, është kërkuar në një farë mënyre që po arrestohet numri 1 apo 2 i shtetit shqiptar në këto vite. Ngjan me arrestimin e një adoleshenti që po bënte një akt terrorist. Ka pasur kohë policia të bëjë në mënyrë perfekte, për ta ftuar zotin Meta, kryetar kuvendi, kryeministër, ministër dhe nuk arrij të kuptoj ne flasim për drejtësi, disa orë më vonë një deputet në një kronikë 15 sekonda u shoqëruar dhe hyri në drejtori të policisë. Ajo skenë ishte e tmerrshme dhe nuk do doja që të trajtohet integriteti i një person me imunitet politik, mendoj se në këtë moment kur po përgatitemi për zgjedhjet e 2025 për të mos lejuar mandatin e katërt Edi Ramës. Me aq sa kam parë Edi Rama mbahet në pushtet nga drejtësia që ka filluar të hyjë këtu e 20 vjet më parë. U kap vetëm zoti Meta. Nëse do vërtetohet akuza, Meta është tek person në këtë aferë, do ketë dhe persona të tjerë. Do zbulohen shumë gjëra në vijim të proceseve”.

Sakaq, gazetari Sokol Dema zbulon se pika e kthesës që forcat operacionale e morën Metën në atë mënyrë ishte pasi ky i fundit drejtoi fjalë fyese dhe ofendime.

“U lokalizua dhe u ndërhyj për ekzekutimin e urdhrit. Sipas policisë Meta ka kundërshtuar mënyrën kur iu drejtua se ka urdhër dhe ka lëshuar fjalë të rënda dhe fyese që ne i kemi të komunikuara përmes burimeve tona. Kjo ka qenë pika e kthesës”, u shpreh ai.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/10/2024 01:27

    Meta po perpiqet te dale nga burgu per teknikalitete,pra per menyren e arrestimit,prandaj diskutimi ka nje jave qe ka ngecur ne vend numero.Mua me vjen keq vetem qe arresti nuk u la per kohen kur kishte planifikuar konf.e shtypit me gazetaret!Do te ishte /spektakel/ sikur njerezit e policise ose BKH te hynin ne mes te konferences,ne mes te gjithe kamerave e mikrofoneve e njerezve te medias e t'i thoshnin :/Ilir Meta,jeni i arrestuar!/ Ai dhe mund te shperthente nga inati,por ama nuk do te kishte rast per spekulime dhe do te ishte /feast/ per syte e te gjithe popullit qe nuk deshiron me t'a shohe ne politike,as ate as te tjeret.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 29/10/2024 13:10

    Problemi u arestua ne rruge,ne zyre apo kudo tjeter s'ka asnje rendesi.Menyra e egzekutimit te urdher arestit eshte brenda standarteve ligjore.Kushdo duhet te flase per bemat e tij ne keto 34-vite,ku paraja e popullit ka shkuar per xhepin e tij aop te pushtetareve e politikaneve te tjere.E rendesishme eshte qe ligji te veproj me te njejten force per te gjithe.

    Përgjigju
  • Tironci: 29/10/2024 08:45

    Vzhdojne te njejtat diskutime pa "buke",vetem per menyren e arrestimit !? Funksionon "Paraja",ndryshe nuk spjegohet,kjo lloj "terheqje" vemendjeje e publikut,duke mos ekspozuar abuzimin kriminal te ketij politikani te degjeneruar ! Tironci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Dita e të Drejtave të Njeriut/ Gonzato: Mungon qasja ligjore! Gratë viktima denoncuan dhunën, por nuk ka reagim

Dita e të Drejtave të Njeriut/ Gonzato: Mungon qasja ligjore! Gratë viktima denoncuan dhunën, por nuk ka reagim