Presidenti Ilir Meta deklaron se në zgjedhjet e ardhshme ka dy alternativa për Shqipërinë, drejtimin e saj drejt Europës ose gropës.

Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se përgjigja është Shqipëria në Europë duke shprehur bindjen në fitoren e kampit opozitar.

"25 prilli tashmë është një REFERENDUM me dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë. Përgjigjja dihet që nga koha e Skënderbeut: Shqipëria në Europë!" - shkruan Meta në Facebook.

Ndërkohë pas këtij reagimi të presidentit, Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali shkruan në llogarinë e saj në Facebook se Shqipëria në 25 prill do të jetë e lirë dhe se shkaxhinjtë e tranzicionit do të jenë në Muze. 

Më 25 Prill Shqipëria e lirë, shakaxhinjtë e integrimit në muzeun e tranzicionit, shkruan Spiropali