3 ditë para largimit, Meta letër deputetëve për detin me Greqinë: Çështja ende e hapur, ende s'ka vendim zyrtar nga qeveritë për të shkuar në Hagë

3 ditë para largimit, Meta letër deputetëve për detin me Greqinë: Çështja ende e hapur, ende s'ka vendim zyrtar nga qeveritë për të shkuar në Hagë

Presidenti Ilir Meta

Tre ditë para se të ‘zhvishet’ nga kostumi i Presidentit, Ilir Meta në një letër dërguar kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, i ka informuar në detaje për qëndrimin e tij sa i përket negociatave me Greqinë për çështjen e detit.

Në letrën informuese, Meta ka dhënë një pamje kronologjike të ngjarjeve si edhe komunikimin që ka pasur me kryeministrin Edi Rama, si edhe me ministrat e Jashtëm. Meta bën të qartë se ndonëse Rama i ka kërkuar t’i japë plotfuqinë për të negociuar, ai nuk ka dorëzuar asnjëherë kërkesë për autorizim. Madje, sipas tij e ka kujtuar kreun e qeverisë që duhet të bëjë një kërkesë për autorizim, por nuk është dorëzuar asnjëherë.

Presidenti bën me dije se ende nuk ka një njoftim zyrtar nga qeveritë e të dyja vendeve për vazhduar negociatat në Gjykatën e Hagës dhe për çështjet që nuk janë zgjidhur apo cilat janë këto çështje për të cilat do të shkohet në Hagë. Ai thotë se nuk ka ende një vendim zyrtar për të shkuar në Hagë, ndonëse dy palët kanë deklaruar se do ta zgjidhin çështjen në Hagë, por ndërkohë janë ende në proces negociues. 

"Kryeministri, apo çdo zyrtar tjetër i Qeverisë nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë Autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të qartë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 15/ 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë zgjidhje në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare, ndërkohë që palët zyrtarisht janë ende në negociata", thuhet në letër. 

Kreu i Shtetit e bën të qartë që çështja e detit nuk është zgjidhur, por duhet parë me kujdes, prandaj fton të gjithë ligjvënësit të mos e anashkalojnë këtë letë, por ta lexojnë me vëmendje për tu njohur me të gjitha detajet.

"Çështja e kufizimit të zonave detare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, është një çështje e hapur mes dy vendeve, e cila në vlerësim të Presidentit të Republikës, duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë", shkruhet në letër. 

Presidenti Meta është ndalur edhe në deklaratën e ministrit të Jashtëm në një media greke, i cili pas vizitës në Tiranë është shprehur se qeveritë kanë rënë dakord se do ta zgjidhin këtë çështje në Hagë. Në letër Meta shkruan se nuk është vënë në dijeni nga qeveritë e dy vendeve dhe sipas tij Rama ka vepruar me iniciativën e tij, pasi procesi negociues nuk ka përfunduar.

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)

SI.E./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?