Bashkëpunoi me ish-Sigurimin e Shtetit? Meta: Më 1 shtator do të padis Autoritetin e Dosjeve! Akuza qeverisë: Miraton projekte disafish mbi kosto

Në një kohë kur socialistët kanë bërë gati nismat ligjore për t’i mbyllur derën e politikës ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, Ilir Meta ka paralajmëruar se me 1 shtator do të padisë Autoritetin Kombëtar të Dosjeve. Ky reagim i Metës vjen pasi emri i tij u përmend nga Autoriteti i Dosjeve si ish-bashkëpunëtor i sigurimit të Shteti. Sipas Metës, padia do të ngrihet për shkelje flagrant të ligjit organik të dosjeve te Sigurimit të shtetit, për manipulim dhe falsifikim të qëllimshëm. 

‘Unë jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së qytetarit F.T. nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn.’- tha Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi sot qeverinë për korrupsion me projektet për investimet publike. Meta tha se qeveria miraton projekte që janë disafish mbi kosto, ku pjesa më e madhe e parave vidhen nga qeveria dhe firmat që marrin përsipër punimet.

Sipas Metës, në Shqipëri ka shkuar deri në 20 milionë euro ndërtimi i një kilometri rrugë, ndërsa në Francë një rrugë me dy krosi kushton 4 milionë euro kilometri. Meta solli në vëmendje se pagat e punëtorëve në Francë janë shumë më të larta se në Shqipëri, po ashtu edhe të produkteve, kur në fakt projektet kushtojnë më shumë.

Meta u fokusua te ndërtimi i rrugëve, ku specifikisht mori shembull rrugën Qukës – Qafë Plloçe, Kardhiq – Delvinë, për të cilën tha se nga 50 milionë euro që ishte miratuar, ka shkuar në 180 milionë euro.

“Shqetësimi kryesor është çështja e korrupsionit galopant në çdo drejtim. Afera më e zezë deri tani, e inceneratorëve. Fakte të reja tronditëse në ditët në vijim jo vetëm për këtë aferë Korrupsion i jashtëzakonshëm me investimet publike, rrugë e ujësjellës. Kostoja e rrugëve është shumëfishuar, siç është rasti i rrugës Qukës - Qafë-Plloçe. Kardhiq – Delvinë 50 milionë për 33 km në 180 milionë euro. Duke i ikur angazhimeve të marra nga EU për korridoret ku duhet të bëjë pjesë, iu ikën korridoreve sepse nuk duan të punojnë me kosto të BE-së, duan t’i ikin konkurrencës dhe të bëjnë koncesione me vlerë shumë herë më të madhe për qëllime abuzive sa e kanë çuar kilometrin 20 milionë euro, ndërkohë që me dy krosi në Francë 4 milionë euro kilometri. Dihet sa është paga e punëtorit në Francë e sa është në Shqipëri veç kostove të tjera. 1.8 -.27 milionë euro kilometri në SHBA. 6 herë më shtrenjtë një kilometër rrugë në Shqipëri se në Serbi”, tha Meta në një Konferencë për Mediat.

Meta i bëri thirrje adimistratës publike të mos hedhin firma për qëllime korruptive, duke iu thënë se do të ndëshkohen pasi “ditët dhe javët e Edi Ramës janë të numëruara”.

“I bëj thirrje administratës publike në çdo institucion, mos u bëni bedela për korrupsionin e Edi Ramës, mos dëmtoni veten e familjen, repsektoni ligjin, mos firmosni sepse ditët dhe javët e Edi Ramës janë të numëruara ndaj është shumë e rëndësishme që ju të flini të qetë. Ky korrupsion nuk do të tolerohet. Edi Rama ka nxitur e u ka dalë garant se nuk do të kenë probleme me ligjin por kjo është e pamundur”, tha Meta.

Këto deklarata Meta i bëri gjatë një konference për mediat në Tiranë, në kuadër të konferencave të ngjashme të Partisë së Lirisë për të dënuar veprime të qeverisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Bashkëpunoi me ish-Sigurimin e Shtetit? Meta: Më 1 shtator do të padis Autoritetin e Sigurimit të Dosjeve për nxjerrje të sekreteve shtetërore

Ilir Meta thotë se më 1 shtator do të padisë Autoritetin e Sigurimit të Dosjeve, për shkelje të ligjit dhe nxjerrje të sekreteve shtëtrore. Ky paralajmërim i Metës vjen pasi Autorittei i Dosjeve nxorri emrin e kreut të Partisë së Lirisë si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Meta tha se nuk ka asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn, duke ju referuar emrit të babait të tij.

‘Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit organik të dosjeve te Sigurimit të shtetit, për manipulim dhe falsifikim të qeëlimshëm. Për manipulim për qëllim shantazhi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Unë jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së qytetarit F.T. nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn.’- tha Meta.

Pas publikimit të emrit të Ilir Metës si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit Partia Socialiste dhe ajo Demokratike përgatitën ndryshimet në ligjin për Autoritetin e Dosjeve. Sipas nismës ligjore të PS-së u ndalohet kandidimi dhe ushtrimi i funksioneve të larta publike personave ndaj të cilëve provohet nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit.

Një nismë e tillë ligjore ka ardhur pas publikimit të dosjes ekskluzive nga Report Tv në të cilën Autoriteti i Dosjeve informonte Kuvendin se ish-presidenti Ilir Meta rezulton ish-bashkëpunëtor i Sigurimit, mirëpo ish-presidenti e cilëson si një sulm që po i bëhet nëpërmjet manipulimit të dokumenteve.

D.GJ/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 22/08/2022 19:18

    Perse cdo gje IM e parashikon per ne shtator. Kujdes!!! manovrat e ketij te paudhi jane te rezikshme. Ke per te rene ne kurth dhe ti o spiun i reshkur si ata te gramshit.

    Përgjigju
  • O tej: 22/08/2022 18:54

    Eshte Ilir Metmuti Hajduti spiuni, ky ja llafe.

    Përgjigju
  • Albblog: 22/08/2022 15:14

    Ore kush eshte ky qe flet si Toto Rina? Edhe permendet familjaret e atyre qe punojne ne administrat?

    Përgjigju
  • Beni: 22/08/2022 14:34

    Do kete gallate ne shtator me ne fund sdo kete me politikane te lidhur me regjimin e vjeter robt te gjitheve ku ti kene se e po e marin ne qafe kete popull te mbaruar cdo dite qe kalon

    Përgjigju
  • orion: 22/08/2022 14:26

    Mendoj se duhet te cosh ne spak dhe veten , perbagtite vete dosjen se e di me mire se ca krimesh ke bere

    Përgjigju
  • Piku: 22/08/2022 14:10

    Padia eshte e kote, sepse personi i spiunuar nga Sigurimi (shoku i klases i Metes) ka pasur te drejte te terheqe dosjen e vet, edhe eshte ai qe e ka nxjerre kete lajm, jo Autoriteti. Edhe nese e ka nxjerre Autoriteti, ka ndodhur klandestinshe dhe s'ka per t'u vertetuar kurre

    Përgjigju
  • vironi: 22/08/2022 13:51

    Ja dhe muti i GAQO NESHOS....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë