Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi qeverinë se paratë e grumbulluara nga skema e pensioneve, po i përdor për të shlyer borxhet për koncesionet e rrugëve, si ajo e rrugës Korçë-Ersekë që u shemb pjesërisht duke bllokuar qarkullimin.
Meta tha se paratë nuk po përdoren për mbështetjen e pensionistëve me ilaçet që u nevojiten por përdoren për të mbuluar shpenzimet e borxheve të koncesioneve.
“76 milionë Euro që janë grumbulluar nga skema e pensioneve do të përdoren për të larë borxhet e qeverisë, e cila dihet që vjedh me inceneratorë fantazëm që nuk ekzistojnë, me rrugët e florinjta që shemben si ajo që ka bllokuar dhe qarkullimin midis Korçës dhe Ersekës, me PPP-të e pafundme shumica e të cilave janë nën hetim dhe me tendera sekretë.
Në vend që këto para, të cilat janë grumbulluar nga skema e pensioneve, të përdoreshin për rritjen e pensioneve dhe për të mbështetur pensionistët për mbulimin e shpenzimeve të tyre më jetike për ushqimet dhe për ilaçet, ato do të shkojnë përsëri tek PPP-të.
Vetëm një Qeveri e papërgjegjshme ndaj kategorive më të vuajtura dhe vulnerabël të shoqërisë, mund të përdorë fondet e pensioneve për të shlyer borxhet e PPP-ve”- shkruan Meta në facebook.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
15.2%
-
Jo
76.3%
-
Nuk kam mendim
8.5%
Vota total: 1273
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera CEZ-DIA/ Ilir Meta publikon dëshmitë e Hejsek dhe Tomas Pleskaç: DIA ishte krijesë amerikane që s’ka asnjë lidhje me emrin tim
3 Prill, 15:54
-
Afera CEZ-DIA/ Avokatët e Metës: SPAK ka ndryshuar qëllimisht dëshmitë, ministrinë nga ‘METE’ e kthyen Meta
3 Prill, 13:04
-
Pritet të lirohen 2 mijë të burgosur/ Kuba miraton amnistinë më të madhe të viteve të fundit, ndërsa thellohet kriza ekonomike
3 Prill, 08:31
-
'Amaneti i martirëve na thërret', Ilir Meta kujton 2 Prillin nga burgu: Të bashkohemi kundër narkodiktaturës
2 Prill, 12:45
-
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë Dosjen ‘Meta’, relatore caktohet Etleva Deda
2 Prill, 09:23
-
GJKKO rrëzoi garancinë pasurore prej 50 mijë eurosh, Meta sërish rekurs në Gjykatën e Lartë! Kërkon lirinë
31 Mars, 13:06
-
Afera CEZ-DIA/ Avokati Cakrani: Emri i Ilir Metës nuk përmendet në asnjë vend, s’ishte ministër kur u firmos kontrata! SPAK merret me thashetheme
31 Mars, 12:30
-
Një i pandehur mungon, afatet e paraburgimit u pezullohen të gjithëve! Ndëshkimi kolektiv shqetëson, avokatët: Antikushtetuese! Gjyqtari i GJKKO: Shkel të drejtat e njeriut
29 Mars, 08:35
-
‘Ilir Meta i burgosur politik’, deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup: Mund të ndikojë në raportet mes shteteve
28 Mars, 12:45
-
Blushi rikujton arrestimin e Ilir Metës: SPAK nuk e heton qëllimisht se është krim shtetëror, e ka urdhëruar Rama
28 Mars, 12:07
-
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolovski: Ilir Meta po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje
27 Mars, 16:44
-
Ralf Gjoni në Report TV: Opozitë e paaftë, PD është në shërbim të pushtetit
27 Mars, 14:20