Paloka: Anulimi i zgjedhjeve fitore e Ramës/ Braçe: Data nuk ndryshon! Veliaj: Vendimi i Metës, nul /REAGIMET

Paloka: Anulimi i zgjedhjeve fitore e Ramës/ Braçe: Data nuk ndryshon! Veliaj: Vendimi i Metës, nul /REAGIMET

Vijojnë reagimet politike pas vendimit që mori dje presidenti Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Argumentet e këtij vendimi të shfuqizimit të dekretit të zgjedhjeve, Meta do t'i japë të hënën në mëngjes, siç ka paralajmëruar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:00
Anulimi i zgjedhjeve/ Balla: Meta nuk e meriton më zyrën që Kuvendi i besoi 2 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sërish lidhur mbi vendimin e Presidentit Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.

Balla me anë të një statusi të publikuar në rrjetet sociale ka deklaruar se vendimi i Metës ishte thjeshtë një akt i radhës i një seriali sulmesh kundër demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Më pas Balla ka shtuar se Meta nuk e meriton më zyrën që Kuvendi i besoi 2 vite më parë. Kujtojmë  se një ditë më parë se me anulimin e dekretit të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta e humbi të drejtën për të qëndruar në zyrën e tij.

"Takime në çdo lagje të Elbasanit për të komunikuar me njerëzit sepse “Zgjedhjet e 30 Qershorit” as nuk mund të anullohen, as nuk mund të shtyhen dhe as nuk mund të pengohen. Përpjekja e djeshme e Presidentit Ilir Meta ishte thjeshtë akti i radhës i një seriali sulmesh kundër demokracisë dhe kundër shtetit të së drejtës. Meta thjeshtë nuk e meriton më zyrën që Kuvendi i besoi 2 vite më parë. BASHKIA QE DUAM. SHQIPERIA QE DUAM." shkruan Balla.

Ndërkohë në reagimin e tij të mëparshëm Balla duke përdorur fjalët e Palmerit ku deklaronte se kushdo që pengonte zgjedhjet nuk do t'i ndalohej hyrja në Shtete e Bashkuara.

"Pengimi i një procesi zgjedhor potencialisht përbën arsye për moskualifikimin për të hyrë në Shtetet e Bashkuara", deklaronte Mattheë Palmer.

Ndërsa Balla shkruan 'Fiks', duke lënë të kuptohet se u qëndron fjalëve të Palmer.

Ora 18:42
Zv. ministri: Meta në aksion për të rilindur '97, do dështojë

Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka sulmuar presidentit Ilir Meta, sipas së cilit me çdekretimin e datës së zgjedhjeve, synon një 97-të të dytë. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Koçi shkruan “meta është në aksion për të rilindur 1997-ën", por shprehet i bindur se kjo tentativë e tij do dështojë.
 


Postimi i Petro Koçit
Ora 18:38
Manjani: Zgjedhjet lokale mund të ishin në këto data të reja


Vetëm pak kohë pas reagimit të tij ku shkruante se ai është në një linjë me kryeministrin Rama, duke thënë se presidenti Meta nuk meriton të jetë në zyrën e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërish në lidhje me Dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Manjani ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se data e re për zgjedhjet lokale mund të ishin 14 ose 21 korrik dhe se nga pikëpamja Kushtetuese nuk ka asnjë problem. Por më pas ish-ministri thotë se pas tyre duhet të vijnë edhe zgjedhjet paralmentare. 

Reagimi i plotë i Manjanit:

"Si datë të re zgjedhjesh lokale mund të ishin datat 14 ose 21 korrik. Është krejt e mundshme pa sforco ligjore, sepse nga pikpamja Kushtetuese nuk ka asnjë problem. Por insistoj, vendit i duhet sa më parë Parlamenti pluralist!

Kështu që vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje parlamentare në vjeshtë. Shtator-Tetor është periudha e duhur... Këtë gjë planifikonte të bënte edhe Rama, por e kishte në plan pa opozitën.... Pa opozitë nuk ka zgjedhje! Tani është koha për ndonjë hap pas dhe për t'u përgatitur për të dy palët e zgjedhjeve!" shkruan Manjani.

Ora 17:22
'Akt administrativ absolutisht i pavlefshëm', Arben Israj reagon për Dekretin e Metës



Ish-deputeti i PS, Arben Isaraj  është bërë pjesë e reagimeve për dekretin e presidentit Meta për të anuluar zgjedhje lokale të 30 qershorit.

Israj pasi thekson së vendimi i Metës është akt me karakter administrativ dhe deklaron se është u pavlefshëm.

“Natyrën juridike administrative të dekreteve të kësaj natyre, e përcakton edhe fakti se ato janë të ankimueshme në gjykatën administrative. Mungesa e formës dhe e procedurës e kërkuar nga Ligji, si dhe qënia në kundërshtim të hapur dhe flagrant me legjislacionin në fuqi, e bën Dekretin presidencial si akt administrativ, absolutisht të pavlefshëm." shkruan Israj.

Më pas Israj shtron edhe pyetjen se çfarë do të ndodhte me institucionet në Shqipëri, sikur Presidenti të revokonte/anullonte/shfuqizonte në këtë mënyrë, dekretet e emërimit të ministrave, ambasadorëve, rektorëve, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror etj.


Statusi i plotë:

'A ka fuqi kushtetuese revokimi i mendjes presidenciale?',

Thonë se në botë ka dy "superfuqi", Arma dhe Mendja.

Për momentin, s'ka ende asnjë fuqi që të matet me Mendjen.

Po çtë bësh , kur një budalla politik që i ka thënë ligjërisht mendjes pirdhu, hedh një gur në lumë dhe 100 konstitucionalistë "të mençur" s'e nxjerrin dot.

Sipas Kushtetutës dhe ligjit procedurial administrativ, Presidenti i Republikës, në veprimtarinë e tij nxjerr akte administrative.

Në bazë të Kushtetutës, ligjit themeltar të shtetit, Presidenti i Republikës është kryetari i shtetit dhe përfaqëson unitetin e të gjithë kombit.

Presidenti është organi që veprimtarinë e tij e ka të ndërthurur me të tri pushtetet, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Pajisja e këtij organi me një numër të konsiderueshëm kompetencash, që për nga natyra e tyre juridike, afrojnë më shumë me veprimtarinë ekzekutive urdhërdhënëse të administratës shtetërore, i japin veprimtarisë së tij dhe aktit juridik që ai nxjerr një fizionomi të natyrës administrative.

Sipas nenit 92 të Kushtetutës,

Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:

a) i drejton mesazhe Kuvendit; b) ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit; c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit; ç) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;

d) jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit; dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;

e) pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë; ë) lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit; f) me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit; g) emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas ligjit; gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve; h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.

Këto kompetenca kushtetuese por dhe të tjera të dhëna me ligj, meqenëse rregullojnë marrëdhënie të caktuara të natyrës administrative, i japin pushtetit të tij një karakter ekzekutiv në ushtrimin e funksioneve.

Prandaj dhe roli i Presidentit në këto raste paraqitet tepër i afërt me pushtetin ekzekutiv.

Në këtë aspekt edhe dekreti që nxjerr Presidenti i Republikës është një akt i karakterit administrativ.

Natyrën juridike administrative të dekreteve të kësaj natyre e përcakton edhe fakti se ato janë të ankimueshme në gjykatën administrative.

Si akt administrativ, Dekreti presidencial, duhet të dalë në formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji.

Mungesa e formës dhe e procedurës e kërkuar nga Ligji, si dhe qënia në kundërshtim të hapur dhe flagrant me legjislacionin në fuqi, e bën Dekretin presidencial si akt administrativ, absolutisht të pavlefshëm.

Akti administrativ absolutisht i pavlefshëm, sipas ligjit, nuk prodhon pasoja ligjore pavarësisht nga fakti nëse është deklaruar ose jo si të tillë nga gjykata.

Një akt i tillë - thotë ligji, konsiderohet se nuk egziston.

Kushtetuta nuk ia njeh Presidentit as pushtetin diskrecial (diskrecioni) të administratës publike, si e drejta e kësaj të fundit që të ushtrojë autoritet publik për realizimin e një qëllimi të ligjshëm, qoftë edhe pa autorizim të shprehur të ligjit.

Pushtetin diskrecial të administratës publike, në demokracitë parlamentare dhe sipas Kushtetutës e ka Këshilli i Ministrave si autoritet publik.

Duke munguar fuqia kushtetuese e ligjore e revokimit të mendjes presidenciale, as më shumë e as me pak, dita e zgjedhjeve vendore, me Kushtetute e ligj mbetet, data 30 qershor 2019.

Shënim:

Imagjinoni çfarë do të ndodhte me institucionet në Shqipëri, sikur Presidenti të revokonte/anullonte/shfuqizonte në këtë mënyrë, dekretet e emërimit të ministrave, ambasadorëve, rektorëve, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror etj.

Shtet jo .... LSI po.
 

Ora 15:45
Manjani si Rama: Ilir Meta humbi veten në atë zyrë, nuk duhet të ishte aty



Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, me anë të një reagimi të bërë publik në rrjetet sociale ka bërë me dije se është në një linjë me kryeministrin, Edi Rama për sa i përket anulimit të zgjedhjeve me 30 qershor nga Presidenti.

"Me anulimin e dekretit të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta e humbi të drejtën për të qëndruar në zyrën e tij", deklaroi Rama ditën e djeshme nga Burreli.

Po ashtu Manjani thotë se Ilir Meta ka humbur veten në zyrën e Presidentit. Madje Manjani thotë se Meta nuk duhej të ishte në atë zyrë fare.

Më pas ish-ministri i drejtësisë ka deklaruar se nëse kjo është e gjitha një lojë, ka shumë të drejtë kryeministri Rama.

Deklarata e plotë e Metës:

 “Edhe unë ashtu mendoj!

Ilir Meta humbi veten në atë zyrë. Nuk duhej të ishte aty fare, por përballë të keqes që qeveris pa vota e padrejtësisht!

Përballë të keqes që e rriti dhe e mbajti kaq kohë në pushtet. Të keqes që nuk i bëjnë sytë dritë që të shohë ç’i ka bërë këtij vendi.

Nëse e gjitha kjo nuk është një lojë, ka shumë të drejtë Edi Rama, pa dyshim!

Ilir Meta nuk e kishte që në fillim vendin aty.

Por tani që është aty, do t’i duhet ta pranojë. Ska rrugë tjetër!”- shkruan Manjani.

Ora 15:17
Anulimi i 30 qershorit/ Vasili: Dekreti ishte pro atdheut...


Zv.kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me  vendimin e presidentit, Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Vasili nuk i ka kursyer fjalët e mira për vendimin e dhënë nga ish-kreu i partisë së tij, duke thënë se vendimi për të anuluar zgjedhjet është një dekret pro atdheut dhe kundër monizmit e përçarjes kombëtar.

Më pas Vasili thotë se dekreti ishte përgjigja më e fortë kundër përçarjes kombëtare.
 

Deklarta e plotë e Vasilit:

Dekret pro atdheut dhe kunder monizmit dhe percarjes kombetare!!

Dekreti per shtyrjen e zgjedhjeve ishte refuzimi kushtetues dhe pa kthim i monizmit rilindas.

Nje monizem me krimin e organizuar ne themel te tij,monizem bazuar ne zhdukjen e zgjedhjeve konkuruese,te lira dhe te ndershme,monizem me nje infrastrukture imoraliteti qe zhbën gjithshka qe nje shoqeri demokratike ka ne themel.

Monizmi rilindas ku thjesht votohet por nuk ka zgjedhje,ku batutat vulgare zevendesojne programet dhe llogaridhenien,ku ligji eshte ne favor te rilindjes dhe kunder qytetareve,ku skandali qindra milione euro eshte shume me i parendesishem se sa mur shtepie i riparuar pa leje e gjithe kjo eshte ndaluar ne saje te dekretit patriotik te presidentit.

Dekreti ishte pergjigja me e forte kunder percarjes kombetare.

Nga njera ane eshte nje popull i tere qe refuzon rrepte monizmin ndersa nga ana tjeter eshte nje grusht njerezish qe kane zaptuar zyrat e qeverise ne emer te nje pakice qe kerkon te gjalloje dhee vegjetoje duke ushqyer percarjen kombetare.

Percarja kombetare eshte realisht i vetmi projekt i Edi Rames.

Venia e shqiptareve kunder njerit tjetrit ne vend te bashkimit te tyre,loja propagandistike e rilindjes me gjoja dhune imagjinare ne vend te zgjidhjes politike,stigmatizimi provokativ e vulgar i nje mase gjigande njerezish, qe protestojne per lirine e votes e te konkurimit te ndershem jane elemente te qarte te strategjise se percarjes kombetare ne emer te mbajtjes se pushtetit te kriminalizuar,por edhe ne emer te forcave me te errta antishqiptare brenda e jashte vendit.

Shqiptaret jane te bashkuar,jane dhe do te jene perjetesisht te papajtueshem me pushtetin grabitqar dhe vjedhes te parave publike,me pushtetin qe ju imponon kriminelet si drejtues te shtetit.

Kryeministri dhe qeverisja e rilindjes me projektin e percarjes kombetare te cilin synoi ta eksportonte edhe ne Kosove ka demtuar si askush ne keto 100 vitet e fundit Shqiperine.

Dekreti ishte pikerisht asgjesimi i projektit te monizmit dhe percarjes kombetare rilindase. Ishte dhe do te mbetet shume gjate ne memorje si Dekreti me patriotik dhe pro atdhe i firmosur ndonje here.

Ora 13:28
PDIU: Akti i presidentit mundësi për dialog dhe pakt kombëtar

PDIU mbështet vendimin e presidentit  Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat Mesila Doda u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për të ulur në dialog të gjitha forcat politike.

Deklaratë e plotë

PDIU i është mirënjohëse mijëra qyetarëve shqiptarë dhe në vecanti anëtarëve e simpatizantëve të PDIU-së, që morën pjesë dje në protestën madhështore e paqësore, të Opozitës në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit, zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta.

PDIU protestoi dje me parrullën: Çamëria Nuk Harron!

Për ti treguar të gjithëve që ne nuk do ti harrojmë kurrë dhe miqtë dhe armiqtë e Çamërisë!

Qindra-mijëra shqiptarë për herë të 8-të brenda pak kohësh, si asnjëherë në këto vite demokraci, protestuan përballë një kaste e një grushti njerëzish, që u ka vjedhur atyre shpresën për të jetuar në këtë vend, duke detyruar 500 mijë shqiptarë në vetëm 6 vjetë të ikin nga Shqipëria.

Qindra-mijëra shqiptarë për herë të 8-të protestuan si asnjëherë tjetër për shtëpitë e tyre, për skamjen, varfërinë, rrogat, pensionet e grabitjen me PPP, të 2.2 miliardë eurove, vetëm në një grusht oligarkësh, miq të Edi Ramës e Rilindjes. Jemi katandisur për turp. Vendi i 99-të në botë për korrupsion bashkë me

Venezuelën e Madurës e Kongon dhe vendi i 79-të në botë, për demokraci hibride, në kufijtë e autoritarizmit sipas “The Ekonomist“.

Qindra-mijëra shqiptarë për herë të 8-të protestojnë kundër një grushti Rilindasish, që vodhën e kapën çdo pushtet me banda dhe e bënë vendin tonë, një vend që e eksporton vetëm kanabis, emigrantë dhe krim të organizuar, duke vënë kështu në rrezik një ndër fitoret më të mëdha të 30- vjetëve të fundit, lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve. Qindra-mijëra shqiptarë si asnjëherë tjetër protestuan kundër zgjedhjeve farse të 30 Qershorit, ku për herë të parë pas 30 vjetësh shqiptarët do rrezikonin pluralizmin politikë dhe demokracinë, duke votuar një parti të vetme, si dikur babain shpirtëror të Rilindjes, Enver Hoxhën dhe Partinë e Punës.

Akti i Presidentit dje është një mundësi e mirë për të gjitha forcat politike që dialogu, kompromisi, që kalon nga zgjedhjet e parakohshme dhe një Qeveri Tranzitore, e cila do të përgatisë zgjedhje të lira, të ndershme e të barabarta, që ky vend si ka bërë dot për 30 vjet, duhet të na çojë detyrimisht në një Pakt të madh Kombëtar për Shqipërinë.

Pdiu i bën thirrje të gjitha forcave Politike, që t’i udhëheqë arsyeja e paqja sociale, dialogu e kompromisi, si interes primar Kombëtar.

Çdo rrugë tjetër do na çojë në një situatë të rrezikshme për demokracinë, pluralizmin dhe interesin Kombëtar, që shqiptarët nuk na e kanë për borxh.

Ora 12:28
Meta në një linjë me Bashën, Veliaj: T’i çojnë letra, serume e llokume njëri-tjetrit, por zgjedhjet janë më 30 qershor

Përpjekjet e përbashkëta mes Presidentit dhe drejtuesve të opozitës për të shtyrë datën e zgjedhjeve nuk kanë kaluar pa batuta nga kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Duke folur në Baldushk, gjatë prezantimit të programit për katër vitet e ardhshme, Veliaj theksoi se Presidenti dhe krerët e opozitës mund t’i çojnë letra, serume e llokume njëri-tjetrit, por zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

“Në datë 30 qershor ata mund t’i çojnë letra, serume e llokume njëri-tjetrit sa të duan, por në datë 30 qershor çdo njeri në Tiranë dhe në Shqipëri do zgjohet në mëngjes dhe do i bëjë një pyetje vetes: Do votoj apo do merrem me pazarin e këtyre për 30 vitet që ikën, apo do punoj për marrëveshjen që unë dua për 30 vitet që do të vijnë. Kjo është pyetja”, nënvizoi Veliaj.

Ora 11:04
Meta anuloi zgjedhjet/ Braçe: Dita dhe data nuk ndryshojnë, ora është zgjedhje e lirë

Zv. kryeministri Erion Braçe reagon lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit duke thënë se data, dhe dita e votimit nuk ndryshon ndërsa ora është zgjedhje e lirë.

"Data nuk ndryshon, Dita nuk ndryshon, Ora e votimit zgjedhje e lire! Shihemi neser, perseri dere me dere!", shkruan Braçe.

Ora 11:01
Veliaj: Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor! Shfuqizimi i dekretit është akt nul!

Zgjedhjet vendore do mbahen në 30 qershor. Nga Baldushku, ku vijoi fushatën e tij elektorale, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet vendore do mbahen në 30 qershor dhe qytetarët e Tiranës do të votojnë për vijimin e transformimit që ka pësuar kryeqyteti në këto 4 vite.

“Në 30 qershor do kemi zgjedhje në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Kjo nuk do as mend, as kalem. As dekret, as sekret. Nuk do as sherr, as shamata. Në datën 30 qershor, ne do të vendosim se si Baldushku, Petrela, Farka, Krraba, Bërzhita, Kashari, Ndroqi, Peza, Shën Gjergji, Zallbastari, Zall Herri do të shkojnë drejt fitores për Tiranën që duam. Pala tjetër është në pikë të hallit. Këtu ka qenë Baldushku gjithmonë, s’ka ardhur ndonjëherë as Luli, as Saliu, as Iliri, se nuk duan t’ia dinë për njerëzit. Thonë të vijnë njerëzit tek ne në Bulevard dhe njëri nga njëra anë e bulevardit në protestë, tjetri nga një anë e bulevardit, duke çuar letra për zgjedhje, si ajo kënga që këndohej atëherë: Letër më ke çuar atje në ushtri, s’më paske harruar që kur ishim fëmijë”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se shfuqizimi i dekretit të zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës është një akt i pavlefshëm juridik, ndaj, theksoi Veliaj, në 3 qershor qytetarët dhe ata të gjithë Shqipërisë do të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e rinjë të bashkive dhe për të vijuar rrugën e nisur të zhvillimit.  

“Nëse këta do e mbajnë njëri-tjetrin me gajret dhe serume dhe do çojnë letra nul që s’kanë pikë vlere juridike, do çojnë letra nul që s’kanë pikë vlere morale, letra nul si letra vetëvrasje politike, këta le t’ia çojnë njeri-tjetrit, por nuk jemi këtu për hallet e tyre, ne jemi këtu për hallet tona, për t’i zgjidhur dhe për të punuar për familjet tona dhe fëmijët tanë. Në datën 30 qershor, ata mund të çojnë letra, serume, llokume, njeri tjetrit sa të duan, por në datë 30 qershor, çdo njeri në Tiranë e Shqipëri do zgjohet në mëngjes dhe do i bëjë një pyetje vetes: Do votoj ose do merrem me pazarin që këta duan për 30 vitet që ikën apo do punoj për marrëveshjen që unë dua për 30 vitet që do vijnë?! Kjo është pyetja”, tha Veliaj.

Ora 10:50
Paloka: Nga shtyrja e zgjedhjeve përfiton më shumë Edi Rama...Më 30 qershor s'ka votime

1559739313_E.Paloka.jpg

Ish-deputeti i PD, Edi Paloka thotë se vendimi i presidentit për anulimin e zgjedhjeve lokale është ndërmarrë për shkak se vendi po shkonte drejt një konflikti civil. Sipas Palokës, ky vendim është në favor të Ramës. Më 30 qershor- këmbëngul Paloka - nuk do të ketë as zgjedhje as votime, duke lënë të kuptuar se shqiptarët janë gati për çdo lloj skenari nëse kryeministri përpiqet t'i mbajë zgjedhjet - siç ai shprehu vendosmëri ditën e djeshme pas vendimit të Metës.

"Vërtete nuk kupton apo Ben sikur...Vendimi i Presidentit për ç’dekretimin e zgjedhjeve kuptohet qe është ndërmarrë kur dukej qarte se vendi po shkonte drejt nje konflikti civil te pashmangshëm. Po ai qe përfiton me shume nga ky vendim ne fakt është Edvini. Nuk e kupton apo bën sikur nuk kupton ?! Zoti ja shtoftë inatin dhe budallallikun ! Me 30 qershor nuk ka as zgjedhje e as votime ! Per çdo gjë tjetër qe do kërkoj Edvini, shqiptaret janë gati...", shkruan Paloka

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 09/06/2019 17:31

    Thththththuuuuuummmmmmm te drejte ka Paloqja

    Përgjigju
  • Liku: 09/06/2019 16:16

    Të gjithë duhet të pranojnë vendimin e Presidentit”, Nënkryetarit i Grupit CDU-CSU: Çdo gjë tjetër do ishte jo europiane thote Wadepol.

    Përgjigju
  • Koli: 09/06/2019 15:50

    Ku njeh atdhe ti mor hajdut. Ta dha pergjigjen USA kur te zbythi si legen!

    Përgjigju
  • vasil patrioti: 09/06/2019 15:44

    o vaske po ju paskemi akuzuar kot ore ju te lsi se .ju paskeni qene atdhetare ore.njehere me ps njehere me pd njehere me pd pastaj me ps pastaj prap me pd dhe upsss ps ja nuk ju pranon hidhu nga pd .derisa nje dite do themi na ishte njehereeee njera me 11 wc dhe nje ish kamarier qe enderonte te behej kryeminister.kur qenka katandis shqiperia kaq keq perse dhe ju nuk keni ik jasht ?? apo harrova vetem femijet nisen per studime jasht .JU jeni atdhetare .ik aman se po na beni vap

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/06/2019 12:29

    ”Perplasje civile” këta me të vërtet që nuk jan shqiptarë, se po të ishin nuk do folnin marrëzira pë vllavrasje ...!!! Në Burg me kta të pafyryrë !!!

    Përgjigju
  • SUI RUMËN: 09/06/2019 12:13

    O thuthuq o edi paluq skeni më shanc Shqipria do bohet e ju do shkoni në burg o thuthuthuthuthuq. Bastet sdo të vihen më kur o edi loqe bur.

    Përgjigju
  • Th th th: 09/06/2019 11:34

    Me 30 Qershor nuk ka votime thot zoti “ Thhhh Thhhh” hahahahhahaha Thkkaaaa votime Thka votimeee hahahhahahahha

    Përgjigju
  • thhhhhh: 09/06/2019 11:21

    Me 30 qershor nuk ka as zgjedhje e as votime !o thuthuq heren e fundit moret gjysmen e qeverise dhe u mundet por edhe sikur te gjithe qeverine ta keni kesaj rradhe prap edhe me keq do humbisni edhe kesaj rradhe.u bere ti kelysh k...rve te kercenosh shqipetaret me perplasje civile!!!!kesaj here jo or taj se ka cecua bicak dhe me popullin nuk e ve dot se ka ligj me ne fund dhe ligji ka perkrahjen e usa dhe be or trim.iku koha juaj dhe e gangesterave qe mbani me vete.populli do tju ndeshkoje gjithmone me vote.rrugacerite dhe gjuha juaj e piste ju kane karakterizur gjith keto 30 vjet.por 30 qershori eshte fundi tuaj.PROVOJENI dhe ta shofim!!

    Përgjigju
    • Ritaty: 09/06/2019 16:41

      Amundesh mi shite fiçet kete sezon

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja