Anuloi zgjedhjet, Brukseli kundër Metës: Të zbatohet Kushtetuta, shqiptarët duhet të votojnë!

Anuloi zgjedhjet, Brukseli kundër Metës: Të zbatohet Kushtetuta, shqiptarët duhet të votojnë!

Brukseli është pozicionuar kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale në Shqipëri, pasi opozita sipas tyre dogji qëllimisht mandatet. Zëdhënësja e shefes për Politikën e Jashtme të BE-së, Maja Kocijancic ka reaguar pas anulimit të zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta duke kërkuar që të respektohet Kushtetuta në mënyrë që qytetarët të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Maja Kocijancic shprehet qartë se duhet të garantohet e drejta e shqiptarëve për të votuar, ndërsa kërkon nga palët politike që të angazhohen urgjentisht për dialog për të kapërcyer krizën. Përfaqësuesja e Brukselit ripërsërit se largimi i opozitës ishte i qëllimshëm, ndërsa tashmë parlamenti është funksional, pasi të larguarit janë zëvendësuar.

"Ne po ndjekim zhvillimet. Kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike.

Siç është thënë tashmë, ne konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale pengon funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Kjo ka qenë një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare. Përfaqësuesit e opozitës janë zëvendësuar në Parlament, i cili funksionon plotësisht.

Tani është thelbësore që të garantohet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike".

Deklarata e Brukselit kundër Presidentit vjen pas vendimit të Ilir Metës për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit deri në një afat të pacaktuar, sipas tij, nisur nga kriza politike në vend. Por shumica e kundërshton duke deklaruar prerë se zgjedhjet do të bëhen në 30 Qershor, ndërsa ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit për shkelje të Kushtetutës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR REXHEP LEKA KASAP [KEPI]: 11/06/2019 09:46

    O Shqiptar ilir floriri është njeriu më i zi i Shqipris hajdut skuthje maskara. A e pat sa i pështir është kur bëri shqiponjën. E bëri atë gjë për të treguar që është patriot. Po ai është njeri ordiner sala i ka thën që je hajdut i floririt e ska gënjyer. E Edi Rama palla e vuri liken president po tani le ti dëgjoj pordhët e like plerës. Nga të dyja krahët plera jan.

    Përgjigju
  • Tirana: 11/06/2019 08:34

    'Kjo ka qenë një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare!' Rrofsh moj ZOnje, Eshte teper e rendesishme per ata qe duan shqiperine te behet si europa! Kush nuk do ta kuptoje ne djall te veje! RROFTE SHQIPERIA! POSHTE ZAGARET SALI, LULZI, ILIR FLORI, MONAZIQJA, dhe te gjithe ata qe po e shkaktojne rremuje per te shpetuar nga gjyqi i popullit

    Përgjigju
  • Mondi: 11/06/2019 06:34

    Po ku di gja Europa ÇA jan ligjet,ÇA asht politika.. Politikanet tane duhet te shkojne ne BRUKSEL te drejtojn EUROPEN dhe ilir meta!!!! PRESIDENT I EUROPES.

    Përgjigju
  • Altin: 11/06/2019 05:55

    "Kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike" Se kuptoj, si dilni ne perfundim qe qenka kunder vendimit te Metes kjo. Po dhe sikur te ishte eshte ceshtje e brendeshme e sduhet te perzihen sepse eshte nje precedent qe drejtesia jone duhet ta vendos. Gjykat kushtetuese ska se ja beri topin Edvini me vetingun.

    Përgjigju
    • Altini: 11/06/2019 18:14

      @one patjeter ato qe thua ti Jane te drejta. Puna eshte se ne Shqiperi asnje sdo te ndertoj shtet por duan kete vakum we te vazhdojne te pasurohen e te bejne cdo gje papergjegjshmerisht. Une jam kunder te gjitheve partive aktuale sepse jane te etura per te vjedh e per te qendruar ne karrige. Makevialista te paskrupujt. Te rikthehem ne teme, normalisht vendi jone duhet te vendosi per problemet e brendeshme e jo te presim te nderhyjne te jashtmit per cdo gje. Dhe per kete teme Duke qene e paprecendet normalisht duhet ta intepretojne juristat tane e jo dikush nga BE apo KE. Per fat te keq politikanet jane te papergjegshem si me Edin qe sillet si diktator, Luli qe sillet si populist, dhe Meta mafiozi.

    • One: 11/06/2019 16:36

      @Altin, sovran nenkupton qe po neperkembem, vodhem dhe vrame njeri tjetrin jemi ne rregull? Une mendoj qe ka rendesi qe te kete ligje te barabarta per te gjithe, ekonomi te shendetshme me konkurence te ndershme, zbatim te te drejtave te njeriut dhe mireqenie. Sa me te hapur te jemi ndaj praktikave me te mira dhe ndaj frymes se EU (qe sipas tjeje na heq sovranitetin) aq me mire do jemi. Keto duhet ti udheheqin njerezit ne veprimet e tyre dhe jo parti te caktuara

    • Altini: 11/06/2019 13:29

      @One Ska lidhje jam apo jo me 7 apo 8 klasa une. Shqiperia eshte vend sovran dhe si duhet te sillet.

    • One: 11/06/2019 08:38

      Se po te duket vetja shume i zgjuar ty. Po kaq i zgjuar sa je do ndiheshe i mbrojtur me ato gjykates?! Keta po bejne te pamunduren qe te mos formohen gjykatat me elemente jashte kontrollit te tyre. Mjere ju qe mbani ane, se rinise se sotme jane kane marre te ardhmen por po ja marrin dhe brezave qe vijne. Secili duhet ta kuptoje qe ka pergjegjesi nepermjet veprimeve qe ben per ate qe po i ndodh Shqiperise.

    • Lui: 11/06/2019 07:52

      O Altin, ti ke shume te drejte kur thua qe eshte ceshtje e brendshme e Shqiperise. Dhe thua qe duhet ta trajtojne institucionet shqiptare ne perputhje me legjislacionin qe kemi. Ne konferencen per shtyp te presidentit, a degjova ndonje fjali te thoshte ne perputhje me ligjin kaq nenin aq apo paragrafin ketu marr vendim te shfuqizoj. Ajo konference per shtyp ishte si nje konference e nje lideri partie dhe me shqiponjen ne fund i vuri vulen qe konferenca nuk ishte e nje presidenti unifikues te popullit ne baze te ligjeve, por ishte fiks per te krijuar nje ide ne popull qe une jam patrioti se bera shqiponjen dhe Rama qe po vazhdon te mbeshtese reformen ne drejtesi eshte tradhtari..

  • Sam: 10/06/2019 23:28

    Vendimi I K.E.per mos ndryshimin e dates se zgjedhjeve 30 Qershor,eshte i deshiruari nga populli shqiptar;ndersa pranimi i dekretit te Meta’s eshte hapi i fundit i grupimit ultra mafioz te lidershipit pd,lsi,!

    Përgjigju
    • Altini: 11/06/2019 05:57

      Smerr vendim KE per punet e brendeshme te Shqiperis. Ata e shumta sygjerojne. Shkruani dy llafe duke menduar apo copy paste nga selina e Fuges/Veliajt?

  • Shqip: 10/06/2019 23:27

    "Ne konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale pengon funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Kjo ka qenë një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare" Cfare doni me?? Vlora u dogje nje here nga Sala 2 here nga pushtuesi, doni ta beni 2 me 2?

    Përgjigju
  • o derman: 10/06/2019 23:24

    Po ku marrin vesh keta trimat tane nga diplomacia moj zonja zedhense..ketyre do folur drejtperdrejt dhe do thene e vereteta qe e di gjithe Europa SHBA edhe e gjithe bota mbare qe jan nje band hajdutesh edhe kane frike nga drejtesia qe po vin prandaj po bejn te 100 qe mbase i ven flaken Shqiperis edhe te shpetojn milionat qe kane mbeshyer...shqiperia do fitoj!!

    Përgjigju
  • Mejdiaj: 10/06/2019 23:00

    Meta Berisha duhen arrestuar sa me pare, jane pergjegjesit kryesor qe Shqiperia gjendet ne kriz politike....frika nga SPAK detyron Meten te shkeli kushtetuten e vendit.

    Përgjigju
  • asolingo: 10/06/2019 22:56

    EUROPA foli ne kohen e duhur,hajduteve e krimineleve po u vjen fundi.Qeveria ka perkrahjen e BE te tjeret kane perkrahjen e disa"gazetareve"te blere.

    Përgjigju
  • Emigrati: 10/06/2019 22:33

    Te lumt moj zoj. Keshtu e Duan PD LSI bashk me ket kryehajduti qé kemi president p*rdhe.

    Përgjigju
    • altini qe lexon: 11/06/2019 11:07

      po presidenti ishte produkt i nje pazari per arsyen se sipas kushtetutes presidenti ka vetem celesat e kashtes.dhe ishte parashikuar qe ne fillim qe nuk do mbante anen e ps.mos kujtoni se ai qe e vuri aty nuk dinte cbente.thjesht meta demaskoi veten e tij

    • lexues: 11/06/2019 09:31

      presidenti ishte produkt i nje pazari, nese e mbani mend u zgjodh ne kafene...u prishen pazaret pa kemi kete situate e jo sepse te dyja palet jane gati te japin jeten ne emer te drejtesise dhe per popullin.

    • Altini: 11/06/2019 05:58

      Po kryehajdutin kush e vuri ne qeveri ne zgjedhjet e kaluara? Po president kush e vuri? Sa kujtese te shkurter keni o popull.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike