TIRANE – Nuk ekziston asnjë marrëveshje mes Ilir Metës dhe akuzuesit të tij Dritan Priftit për të fshehur të vërtetën. Është ky pretendimi i liderit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI). Gjatë një interviste sot për Zërin e Amerikës, Meta u pyet nëse ekziston një armëpushim mes tij dhe Priftit. “Nuk kam pasur as luftë as armëpushim me askënd”, tha Meta duke shtuar mbi akuzat ndaj tij për korrupsion ai ka “kërkuar që kjo çështje të hetohet deri në fund”.
Më pas Meta pohoi se do të ishte një padrejtësi nëse Shqipëria nuk e merr edhe këtë vit statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian (BE). “Do ishte padrejtësi në drejtim të qytetarëve shqiptar, raportin Shqipëri-BE dhe rolin që luan Shqipëria për paqen në rajon – tha Meta, sipas të cilit - Shqipëria përsa i takon kriterit ekonomik i ka përmbushur detyrimet. Sa i takon legjislacionit ka bërë një punë vlerësuese”.
Përsa i përket reformës zgjedhore, kreu i LSI-së theksoi se partia që ai drejton i qëndron barazisë së votës. “Për LSI-në çështja e reformës zgjedhore nuk është çështje e dy partive të mëdha siç u pëlqen të quhen, por mendoj se jo është çështje e qytetarëve shqiptarë se bëhet fjalë për respektimin e të drejtës së votës. Reforma duhet të eci shpejt pasi zgjedhjet nuk janë shumë larg”, nënvizoi Meta.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com