TIRANË - Duke mos thënë asnjë fjalë për masat e marra sot nga qeveria shqiptare pas 2 rasteve të para të prekura nga koronavirusi, presidenti Ilir Meta solidarizohet me Italinë dhe mbështet autoritetet e shtetit fqinj për masat e marra.
"Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar sot një letër Presidentit të Republikës të Italisë Sergio Mattarella, në të cilën shpreh solidaritetin e tij dhe të gjithë popullit shqiptar mbi situatën e krijuar së fundmi në vendin fqinj nga përhapja e virusit COVID-19, si dhe ngushëllimet për humbjet e jetëve nga ky virus.
Presidenti Meta mbështet masat e detyruara të marra me përgjegjësi të lartë shtetërore nga autoritetet Italiane dhe i vlerëson këto masa si mjaft të rëndësishme jo vetëm për Italinë por dhe për të gjithë rajonin.
Duke shprehur bindjen se përpjekjet e autoriteteve italiane për të izoluar këtë epidemi shpejt do të japin rezultate dhe do të kthejnë normalitetin në jetën e italianëve, Presidenti Meta nënvizon se angazhohet për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve shëndetësore të të dy vendeve në përballimin e kërcënimit të kësaj epidemie", thuhet në reagimin zyrtar shpërndarë nga presidenca.
Ishte vetë presidenti Ilir Meta që dje i kërkoi qeverisë të aplikojë 'zonën e kuqe' në Shqipëri, që konsiston pikërisht me planin e veprimit që qeveria mori këtë mëngjes duke vendosur një sërë masash kufizuese. Por mesa duket masat e marra, të cilat nuk janë të ngajshme me ato që qeveria italiane ka zbatuar, nuk e kanë kënaqur kreun e shtetit.
-
Burri me pis i gjith kohrave burre shkerfhate
Përgjigju-
D.m. th burre mu...
-
-
Po per Moniken ke nonje fjal mo eshte bete nesimore i mzngon vetem patenta e naftes aferim
Përgjigju-
Mona eshte vetem prona ime
-
-
Pse ca prisni nga ky ju
Përgjigju -
Po c'merreni ne kete trushplarin,qe vetem shqiptar nuk mund ti thuash,se keta skrapaleshet keshtu jane te bejne komplimenta kur kane interes e je perballe e thone c'a u thot truri ne te kunderten.
Përgjigju





Komente
Komento