Meta avokat i Bashës: Ekselent, opozita 5 hapa para qeverisë për COVID

Me superlativa presidenti Ilir Meta ka folur për opozitën sa i përket opozitës.

"Si mund të akuzohet Basha kur ka qenë modeli në këtë situatë i sjelljes shembullore për ruajtjen e pandemisë, mirë unë mund të akuzohesh. Ka qenë shumë bashkëpunues që kur ka filluar pandemia dhe më duhet të them që opozita dhe ekspertët e saj kanë qenë 5 hapa para pandemisë,  kanë kusuret e tyre që u larguan nga parlamenti, por në sjelljen e tyre kanë qenë ekspelente. Rama të reflektojë, të bashkëpunojë me ekspertët, opozita ka notën 10. Unë mund të kem notën 9 se nuk kam mbajtur maskën, por opozita ka bërë cdo gjë edhe po të ishte në qeveri vështirë të bënte diçka më shumë", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta reflekton, vë maskë në daljen për mediat, i jep Ramës planin e Bashës për COVID: Opozita ekselente për pandeminë, 5 hapa para qeverisë


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Përmet/ Babai i alarmuar në polici: Djali është larguar nga banesa

Përmet/ Babai i alarmuar në polici: Djali është larguar nga banesa