Bashkia e Pustecit, pas zgjedhjeve të qershorit do të jetë bashkia në numër më modest në raport me 60 bashkitë e tjera të vendit.

Megjithate sipas kreut të Kuvendit Ilir Metakjo eshte nje bashki me kuptim te plotë, sepse tregon vëmendjen dhe ndjeshmërinë tonë ndaj komunitetit maqedonas këtu për të ruajtur traditën, zakonet më të mira, dhe për ti integruar ato në të gjithë jetën tonë shoqërore, ekonomike dhe politike dhe institucionale.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta duke folur nga Pusteci në Korçë, deklaroi se rëndësi në zgjedhjet lokale do t’i jepet përzgjedhjes së emrave dhe jo përkatësia partiake pasi në këto zgjedhje votohet për administratorët jo për partinë. 

"Prioriteti ynë janë pikërisht përzgjedhja e emrave të cilët do të garantojnë një shërbim sa më të dejtë dhe sa më cilësor ndaj qytetarëve, jo thjeshtë përkatësia e tyre partiake. Sepse në fund të fundit zgjedhjet vendore janë zgjedhjet për të zgjidhur dhe administruar problemet e komunitetit kudo në të gjithë Shqipërinë."- tha Meta.

Në ketë prizëm, Kryetari i Kuvendit ka nënvizuar se “dera” do të jetë e hapur edhe për kandidatë nga shoqëria civile. 

Pusteci, e cila është bashkia me numrin më të vogël të banorëve në raport me 60 bashkitë e tjera të vendit, e cila ka fituar këtë statusi special për shkak të komunitetit maqedonas. Meta takoi kreun e njësisë më të re në vend, Bashkisë së Pustecit Edmond Themelko ku u njoh me problemet e komunitetit si arsimimi, ujit të pijshëm dhe përkrahjen e banorëve përmes skemave mbështetëse në bujqësi e pemëtari. Meta vlerësoi se ky komunitet meriton më shumë vëmendje.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)