Presidenti i vendit Ilir Meta sot, ashtu si Sali Berisha tre vite më parë bëri thirrje për armatosjen e popullit përballë situatës nëse qeveria do të kapë Gjykatën Kushtetuese. Por cfarë ndodhi kur populli u armatos në 1997, që është një nga pjesët më të errëta të historisë së Shqipërisë?

Ishte 1997 viti kur Shqipëria u lëkund nga lufta civile. Skemat piramidale, në të cilat u përfshi një pjesë e madhe e popullit shqiptar ranë, dhe mbi gjysma e GDP-së së Shqipërisë u zhduk brenda një nate. Protestat sollën me vete luftime në rrugë dhe plaçkitje. Në krye të listës ishin armët dhe depot e ushtrive.

 Më 2 mars 1997 Kuvendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të cilin përfshihej edhe ndalim qarkullimi nga orët e mbrëmjes deri në mëngjes. Protestat për rënien e skemave piramidale sollën rënien e shtetit shqiptar, ndërsa nga burgjet dolën mbi 5 mijë të dënuar. Nga hapja e depove të ushtrisë u morën mbi 650.000 armë luftarake, që sollën më pas edhe shumë viktima.

Më 3 mars persona të panjohur pasi spërkatën muret me benzinë i vunë flakën dhe dogjën redaksinë e gazetës “Koha Jonë”. Më 13 mars u miratua dhe u krijua qeveria e Pajtimit Kombëtar me kryeministër përfaqësuesin e PS Bashkim Fino. Por pyetja që i drejtohet Presidentit është nëse vërtetë mendon se armët janë zgjidhja?