Ngërçi në Kushtetuese/ Meta: Të hënën kallëzoj penalisht kreun e KED! Armët, një nga tre rrugët që ka populli (VIDEO)

TIRANE-Presidenti Ilir Meta deklaroi se ditën e hënë do të depozitojë një kallëzim penal kundër kreut të KED-së Ardian Dvorani për dy akuza, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Sipas tij, KED është vetëm për të bërë letrat, që Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë të kenë në rregull dokumentacionet. Meta u shpreh se KED nuk ka marrë asnjë vendim kolegjial për dërgimin e listave për plotësimin e vakancave njëherazi, por ky veprim është kryer personalisht nga kryetari Dvorani.

Gjithashtu, Meta akuzon se kreu i KED-së Ardian Dvorani ka shpërdoruar detyrën pasi në datë 22 shtator botoi në Fletoren Zyrtare listat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Metës kjo është shkelje, pasi ligji përcakton se lista botohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë dhe jo në Fletoren Zyrtare. Por kjo sipas Presidentit ishte bërë me qëllim që Arta Vorpsi të vetëzgjidhej sipas mekanizmit zhbllokues, pasi kreu i shtetit nuk e ushtroi të drejtën e tij. Por edhe mekanizmi zhbllokues thotë më tej ai, nuk është zbatuar sikur e parashikon ligji. Të gjithë këto veprime për Ilir Metën, kreu i KED i ka kryer me vetëdije për të diktuar radhën e zgjedhjes për Presidentin prandaj meriton burgun. 

Kryetarin e KED-së e akuzoj për shpërdorim detyre neni 248 kodit penal dhe përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, neni 246 kodi penal. Dvorani ka bërë shkelje ligjore që cenojnë legjitimitetin e përzgjedhjes së anëtarëve  të Gjykatës Kushtetuese. Veprimet dhe mosveprimet e tij kanë pasojë të rëndë siç është legjitimiteti i Gjykatës Kushtetuese dhe debat publik me pasoja të pariparueshme që provokon uljen e besimit të publikut të Gjykatës Kushtetuese dhe implementimi i reformës në drejtësi. Përbëjnë jo vetëm shkelje disiplinore por edhe vepra të qarta penale” tha ai.

E ndërsa i ktheu një përgjigje edhe Edi Ramës, përballë kësaj situate, tha Meta, që sipas tij 'Nëse këta marrin edhe Gjykatën Kushtetuese, njerëzve u ngelin tre rrugë. Ose njerëzit të marrin armët për ndryshim, që është e papranueshme, ose të bëhen skllevër të një regjimi njëpartiak ose të ikin të gjithë nga Shqipëria. Të treja të papranueshme, por ato dy të fundit tmerrësisht të papranueshme. Është detyra e Presidentit të mbrojë këtë proces kushtetueses". Më parë një deklaratë të tillë të fortë për rrëmbimin e armëve dhe ngritjen kundër pushtetit e ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha.

VIDEO/Konferenca e plotë e Presidentit Meta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:53
Xhaferllari e PD-së? Meta zbulon prapaskenat e 8 viteve me parë me Berishën

Në konferencën e tij të jashtëzakonshme, presidenti Ilir Meta ka dhënë  arsye se përse ka dekretuar Marsida Xhaferllarin në vend të Arta Vorpsit, ku një ndër arsyet kryesore ka listuar faktin që ka kandiduar për një vakancë, gjë sipas kreut të shtetit ka zbatuar frymën e kushtetutës. Ai gjithashtu u është përgjigjur edhe akuzave të bërë nga mazhorancë se Xhaferllari është e lidhur ngushtë me PD-në, teksa tregoi prapaskenat e 8 viteve me parë, në kohën e Berishës.

"Pavarësisht nga veprimi që ka bërë zonja tjetër që është një zgjedhje e saj, unë kam preferuar zonjën Xhaferllari për një arsye shumë të thjeshtë se jam i bindur në integritetin e saj dhe e ka treguar përgjatë veprimtarisë së saj pavarësisht se ka qenë në presione të jashtëzakonshme, siç kanë qenë edhe shumë të tjerë të tërhequr nga kandidatura. Ajo ka kandiduar vetëm për një vakancë. Nuk është normale të kandidosh për 4 vakanca. Ajo mund të kandidonte edhe në dy vakanca meqë presidenti zgjedh dy, por ka zbatuar frymën e kushtetutës. Jemi në kushtet e imponimit të emërimit, kur në fakt duhet të jetë zgjedhje, të ketë alternative.

Ndikimi nga PD Xhaferllari?  Marsida Xhaferllari ka qenë kandidate për kryetare e KQZ në vitin 2010 apo 2011 kur isha në koalicion me doktorin dhe e di shumë mirë që PD dhe koalicioni në atë kohë, nuk e ka votuar zonjën Xhaferllari sepse nuk vlerësohej njeri i besueshëm aq sa duhej për partinë në atë kohë. Mos u merrni me këto histori që nuk nderojnë.

Për Zonjën Vorpsi, kam pasur një vërejtje një rezervë, sepse ka qenë anëtarë e grupit të ekspertëve për çështjen e Gjykatës Kushtetuese ngaqë ka punuar atje. Ka deklaruar që këta ekspertë të përjashtohen për të evituar konfliktin e interesit, kur të bëhen kandidimet për prokurorinë dhe institucionin e prokurorisë nuk do të përfshihet, e njëjta gjë ka qenë edhe për Gjykatën Kushtetuese edhe për institucionet e tjera. Një nga pikëzimet që ka bërë KED, është e mbështetur në faktin se në këtë ligj i është dhënë përparësi këshilltarëve që punojnë në Gjykatën Kushtetuese, në varësi me kandidatët e tjerë, dhe është një konflikt interesi", përfundoi Meta.

Ora 16:28
Ilir Meta: Ja sa vite burg rrezikon mafiozi Ardian Dvorani për dy veprat penale

1573833865_1573833548dvorani.jpg

Ilir Meta u shpreh se Ardian Dvorani, të cilin e cilësoi si mafioz rrezikon burgun me veprat penale për të cilat e akuzon dhe që të hënën do të dorëzojë provat në prokurori kundër tij, ndërsa shtoi se po shqyrton nëse ka persona të tjerë të përfshirë. "Për veprën penale të përvetësimit të titulli apo detyrës dënohet me gjobë ose deri në dy vite burg. Kryerja e veprimeve apo mos veprimeve që ushtron funksionale publike dhe kanë dëmtuar interesat e shtetit dënohet me burgim deri në 7 vite. Kemi parasysh shpërdorimi i detyrës, kryerja apo mos kryerja me dashje e veprimeve apo veprimeve në kundërshtim me kushtetutën është e rëndë. Në këto kushte i njohur me këto fakte. Dorëzimin do ta bëjmë ditën e hënë për të shqyrtuar për prova të tjera apo persona të tjerë që mund ta meritojnë të merren në përgjegjësi penale. Prokuroria të tregojë integritet, pasi një ditë do të bëhet i pashmangshëm. Ai vendim që ishte botuar në 22 shtator që ishte thjeshtë për njoftimin për pikëzimin dhe që është ribotuar sërish. Prokuroria të hetojë dhe dokumentacionin mes KED-së dhe Kuvendit që të shmangë zonja Vorpsi si e vetëshpallur dhe të zgjidheshin dy zonjat e tjera" tha ai.

Ora 16:22
'Të marrin armët dhe të ngrihen' Meta: Shqiptarët kanë vetëm tre rrugë

Ilir Meta bëri një deklaratë shumë të fortë drejtuar shqiptarëve nga konferenca e sotme e jashtëzakonshme. Ai tha se nuk do të lejojë kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga pushteti, por nëse ndodh një gjë e tillë, Presidenti u shpreh se popullit i ngelen vetëm tre rrugë. Meta gjithashtu aludoi për një bashkëpunim të Dvoranit me mazhorancën kur komentoi miratimin e rezolutës sot në Kuvend.

"Duan t’i dalin në mbrojtje atij (Ardian Dvorani) me rezolutë, kuptohet se kjo është normale pasi ai nuk i ka bërë padashje këto veprime. Këto janë shumë të mirëdokumentuara se çdo gjë është e qëllimshme. Përse? Për të kapur edhe Gjykatën Kushtetuese sepse të gjitha i kanë kapur. 

Nëse këta marrin edhe Gjykatën Kushtetuese, njerëzve u ngelin tre rrugë. Ose njerëzit të marrin armët për ndryshim, që është e papranueshme, ose të bëhen skllevër të një regjimi njëpartiak ose të ikin të gjithë nga Shqipëria. Të treja të papranueshme, por ato dy të fundit tmerrësisht të papranueshme. Është detyra e Presidentit të mbrojë këtë proces kushtetueses" tha ai.

Ora 16:18
'S'm'u duk në rregull'/ Meta i përgjigjet Ramës: Hetim ndërkombëtar për ngërçin

Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje edhe kryeministrit Edi Rama që u shpreh se sulmi i kreut të shtetit kundër SHBA dhe BE-së është i turpshëm. "I kërkoj prokurorisë të tregojë integritet për rivendosjen e besimit të opinionit te drejtësia. Të hetojë të gjithë personat e përfshirë, unë jam gati që të bashkëpunoj në mënyrë më të ngushtë, gjithcka është e mirë dokumentuar dhe përsa i takon përrallave që thoshte njëri në parlament se nuk m'u duk në rregull i them 'mos i keqpërdorë më SHBA-në. Kushtetutën e kemi bërë me SHBA-BE dhe Komisionin e Venecias dhe aq më tepër për këtë cështje. Pasi për ndryshe do të ketë hetim ndërkombëtar dhe ndëshkim ndërkombëtar për këtë cështje. Kjo është një provë që një ditë do të gjykohet" tha ai.

Ora 16:12
Meta: Parlamenti mund të shpërndahet me një dekret! Kushtetuta vija e kuqe

Presidenti Ilir Meta u shpreh edhe njëherë duke këmbëngulur se parlamentin mund ta shpërndajë me një dekret, pavarësisht deklaratave të shumicës. Ai tha se gjykata Kushtetuese është vija e kuqe. "Mendoj se jam shumë i qartë që garante e kushtetutës është gjykata Kushtetuese, pastaj Presidenti dhe kështu me radhë. Por gjykata është mbi të gjithë, parlamenti a shpërndahet me dekret? Me një dekret shpërndahet. Qeveria a rrëzohet me një mocion, po shumë kollaj. Edhe këtu nuk luhet, është vijë e kuqe për të gjithë sepse është e vetmja që mund të mbrojë popullin, Gjykata Kushtetuese. Një gjykatë e zgjedhur në mënyrë mafioze kërcënon të drejtat demokratike të qytetarëve" tha ai.

Ora 16:09
Meta: Hilja që bëri Ardian Dvorani me botimin e listave të kandidatëve në Fletoren Zyrtare

Presidenti Ilir Meta akuzon se kreun i KED-së Ardian Dvorani ka shpërdoruar detyrën pasi në datë 22 shtator botori në Fletoren Zyrtare listat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Metës kjo është shkelje, pasi ligji përcakton se lista botohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë dhe jo në Fletoren Zyrtare. Por kjo sipas Presidentit kjo ishte bërë me qëllim që Arta Vorpsi të vetëzgjidhej sipas mekanizmit zhbllokues, pasi kreu i shtetit nuk e ushtroi të drejtën e tij. "Kjo krijoi bindjen se kryetari i KED-së i kreu të gjitha këto me vetëdije për të diktuar radhën e zgjedhjes për Presidentin duke shkelur ligjin" tha Meta.

"Duhet të ishte ndjekur radha kronologjike për t'u respektuar ligji dhe Kushtetuta. Për të mbrojtur gjithë procesin, KED duhet të mbante parasysh kërkesat e ligjit për cdo vakancë; secili prej organeve ka në dispozicion 30 ditë për t'u shprehur, por me një dallim, Kuvendi e ka këtë afat në Kushtetutë, ndërsa Presidenti në ligj. Ky afat për Presidentin filloi të ecë prej datës 09. 10.2019, kjo që Presidenti të shprehej para datës 7 nëntor të 2019. Ky veprim i qëllimshëm i kryetarit të KED-së që Kuvendi ka ushtronte detyrimin për të votuar zgjedhjen pas datës 7 nëntor, moment që lidhej me përfundimin e afatit të Presidentit. Kjo e vendosi Presidentin në pamundësi duke e përpjekur të krijojë gjendjen e faktit të kryer, që të shprehej brenda afatit 30 ditor, përpara se Kuvendi të shprehej.

Nëse do të ndiqja logjikën e krijuar qëllimisht dhe personalisht, do të ishte shkelje e Kushtetutës sa i takon radhës së emërimit. Në këtë mënyrë vetëm një shkresë e kryetarit të KED-së datë 8 tetor, rrezikonte të përmbyste të gjithë rregullin dhe presidenti të vendosej në pamundësi ashtu sikur u vendos për emërimin e gjyqtarit të dytë. Kryetari i KED-së vetëm me një shkresë provokoi të imponoi një rregull të ri që të shkelte hapur Kushtetutën. Arrihet në bindjen se ishte një manovër e qëllimshme. Presidenti me dekretin e datës 15 emëroi pa vonesë Besnik Mucin, gjyqtarin e parë. Më pas në 15 tetor isha në pritje që kuvendi të zgjidhte anëtarin para datës 7 nëntor që të zgjidhja anëtarin e dytë. KED nuk diskutoi asnjë cështje tjetër në mbledhje dhe është treguar shumë qartë vullneti i presidentit pas shkresave për kuvendin dhe KED-në për të zgjidhur këto shqetësime.

Pas përfundimisht të mbledhjes së KEDsë të datës 7 nëntor, iu përgjigj presidentit për praktikën ligjore të ndjekur për katër kandidatët, Ndërkohë që ditën e shtunë në datë 12 u botua vendimi i KED-së i datës 21 shtator për renditjen e gjyqtarëve për në Kushtetuese, vendim që iu përcoll presidentit prej datës 8 tetor. Në lidhje me botimin e paligjshëm, pasi është e qartë se nuk e përcaktojnë këtë vendim që mund të botohen në Fletoren Zyrtare. Aktet e vlerësimit dhe renditjes publikohen në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. KED edhe në 21 shtator dhe më pas nuk ka marrë vendim kolegjial për botimet në faqen zyrtare, por është individual. Dërgimi dhe botimi në fletoren zyrtare është bërë për të mashtruar. Me këtë vendim për botimin në fletoren zyrtare është kryer shkelje e rëndë e ligjit dhe të hetohet nga organi i Akuzës.

Ky është tejkalim i qëllimshëm  dhe kjo përbën vepër penale të shpërdorimit të detyrës. Kryetari i KED ka vepruar duke dashur të bëjë publike idenë e rremë që kandidatë të caktuar janë vetëshpallur anëtarë të Kushtetueses për shkak të mekanizimit zhbllokues, me këtë veprim e konsideroi Arta Vorpsin anëtare të Kushtetuese. Ligji nuk e cakton se kush nga kandidatët në listë mund të zgjidhet anëtarë i Kushtetues përmes mekanizimit zhbllokues. Dvorani ka shpërdoruar detyrën duke përvetësuar detyrën e Presidentit. Loja e ribotimit në fletoren zyrtare në 9 nëntor të të njëjtit vendim të botuar në 22 shtator solli një pasojë të rëndë, që Kuvendi në 11 nëntor e trajtoi Vorpsin si kandidate të vetëzgjedhur. Kjo krijoi bindjen se kryetari i KED-së i kreu të gjitha këto me vetëdije për të diktuar radhën e zgjedhjes për Presidentin duke shkelur ligjin" thotë Meta.

Ora 15:37
Padia të hënën/ Meta: Ja ku e ka shkelur ligjin Ardian Dvorani

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka shpjeguar se përse sipas tij Ardian Dvorani ka shkelur ligjin me dërgimin e listave te Presidenti dhe Kuvendi.  "KED krijimin e katër listave i ka bërë në mënyrë të njëkohshme brenda të njëjtës datës 21 shtator dhe numërtimi është i alternuar sipas radhës së shpalljes. KED i cili është organ kolegjial, jo personal, askush nuk merr dot vendime personale dhe që funksionon në bazë të ligjit, në mbledhje të datës 21 shtator nuk ka marrë vendim mbi kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave për Presidentin apo Kuvendin. Kryetari i ka përcjellë vetë listat për plotësimin e dy vakancave për njëherë.

KED nuk mori vendim për mënyrë e dërgimit të listave apo kohën, por ky veprim është kryer në mënyrë individuale dhe të qëllimshme nga kryetari i KED-së, ndërkohë që ka si detyrë vetëm për të nënshtruar aktet. I gjendur përballë kësaj situata për dy lista njëherazi, Presidenti iu drejtua kryetarit të KED për informacion nëse ia kishte përcjellë edhe Kuvendit listat për dy vendet vakante. Kryetari i KED-së informoi ka përcjellë dhe dorëzuar pranë Kuvendit listat përfundimtare. Pra katër vakancat Këshilli i ka miratuar në një ditë dhe zotëria, në titullin personal në vend që të respektonte kronologjinë, Presidentit ia dërgon më parë dhe Kuvendit vetëm atë që Presidenti e pyet, po Kuvendit?

Edhe ai thotë po ia cova. Kryetari i KED-së 6 ditë pasi ia dërgoi Presidentit ia coi Kuvendit për plotësimin e dy vakancave. Pse janë dërguar dy lista njëherazi të presidenti dhe pse u vonuan me një javë diferencë te Kuvendi. Pra secili mund të bëjë pyetjen, kur KED katër listat i ka renditur në një ditë dhe që e di mirë radhën, pse ja con Presidentit përpara dhe Kuvendit atë ditë që i shkroi Kuvendit. Në rastin më të keq, cdo budalla mund të thotë pse nuk ua dërgoi në të njëjtën ditë dhe të ishte afati 30 ditë për dy palët që të detyroheshin të merreshin vesh" tha ai.

Ora 15:31
Ngërçi për Kushtetuesen/ Meta kallëzon penalisht kreun e KED-së

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ditën e hënë do të depozitojë një kallëzim penal kundër kreut të KED-së Ardian Dvorani për shpërdorim detyre. Meta e akuzon Dvoranin për dy vepra penale shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore. Sipas tij, KED nuk ka marrë asnjë vendim kolegjial për dërgimin e listave për plotësimin e vakancave njëherazi, por ky veprim është kryer personalisht nga kryetari Dvorani. Gjithashtu, kreu i shtetit u shpreh edhe njëherë se dy vakancat në Gjykatë nuk mund të plotësoheshin njëherazi, por duhej respektuar radha midis Presidencës dhe Kuvendit.

 "Ditën e hënë do të bëj kallëzim penal si President kundër zotit Ardian Dvorani me detyrën kryetar i KED-së me adresë gjykata e Lartë. Unë presidenti akuzoj Dvoranin për këto vepra; shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetëtore, baza ligjore kushtetuta e Shqipërisë. Të nderuar zonja dhe zotërinj prokurorë.

Veprimet dhe mos veprimet e Dvoranit kanë cënuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pasi kam konstatuat veprimet dhe mos veprimet, ato përbëjnë vepra të qarta penale, bazuar në nenet  281 Presidenti parashtron këtë kallëzim me qëllim fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përvetësimi  detyrës shtetëtore apo titulli. Gjatë detyës ai me dashje ka shpërdoruar funksionon dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz" deklaroi ai.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 16/11/2019 09:11

    Eh mor Like hajduti .. i vetmi hajdut qe je zene me presh ne dore... sa mire e lexon ligjin per Dboranin... kur vjen puna per gjynahet qe ke bere vete shkruan nga 100 faqe justifikime... mos qofte e larget dita qe te te shohim pas hekurave te burgut...

    Përgjigju
  • ALBATROS: 16/11/2019 09:04

    Duhet ndihmuar ky djale(DJALL)- KA NUHATJEN QE PO I MBLIDHET LAKU DHE THOTE:"TEK ARMET, ME MIRE DIGJUNI JU SE TE ME DALE BOJA QE ME KA MBETUR MUA"

    Përgjigju
  • Blenard: 16/11/2019 08:22

    po ky palo president kujt populli i drejtohete te mare armet ??? apo horrat qe mban vete pas e quan popull pika mu ne sum o patriote qe na nxive faqen e atyre maleve fisnike qe na kane rritur!

    Përgjigju
  • .......: 16/11/2019 07:03

    Car e gjeti kte popull me kte katunar idjot e injorant/ Paskemi qen te mallku qe kemi ne krye ksi soj llumi.

    Përgjigju
  • Tit hidrauliku: 16/11/2019 02:13

    KE HALL KOKE LUM MIKU!!!!Me marr armet me tshpetu ty????A je nterezi mor????

    Përgjigju
  • beni: 16/11/2019 01:09

    NA u bere dhe gjykate tani,,,jep vendime nga presidenca,,,hajde gomar hajde…..

    Përgjigju
  • Redi: 15/11/2019 20:38

    Meta do padis Dvoranin per shkelje te Kushtetutes .Pra Meta ndjek rrugen ligjore dhe eshte ne te drejten e tij .Po sikur gjykata te shpall te pafajshem Arian Dvoranin ,Meta tregon se ka gabuar Sic shihet dhe pergjigja juridike dhe e kulturuar e Dvoranit dhe qetesia e tij ,ai do dal i paster dhe indirekt zonja Vorpsi del anetare e gjykates Kushtetuese .Shume vete bejne pyetjen se pse zonja Vorpsi u betua tek noterja?Ajo ishte e imponuar te vepronte ne ate menyre, se kreu i shtetit e paralajmeroi se nuk do te dekretonte. Megjithate drejtesia e vertete do triumfoj

    Përgjigju
  • Daku: 15/11/2019 19:17

    Te pyesim Nanon a i ka akoma breket fatsjellese te Mones ne kroskotin e makines, apo kushedi se ne ckroskot tjeter kane shkuar, Tan lepuri nuk i perdorka me!

    Përgjigju
  • YYY: 15/11/2019 18:55

    Ore ky dihet, po nderkombetaret ku jane, apo kane ikur ne drejtim te paditur? IM me sulmet ndaj tyre ja ka arritur qellimit, i ka kompleskuar.

    Përgjigju
  • Emigrant: 15/11/2019 18:54

    Kok lopa nga skrapari po na ben thirrje te kapim armet ha ha haaaahaaaa or qelbesire kerkon ndimen e popullit ti gjakpires ti hajdut me gjithe ate gruan telendare qe ke apo megjith dobesin tende per krye kriminelin e vicidolit .po ke te drejte ti drejtohesh popullit edhe une ate po pres ...qe populli te ngrihet edhe tju fuse 7 pashe nen dhe .qelbesira

    Përgjigju
  • Sulua: 15/11/2019 18:52

    Po vajti puna ke armet i pari do jesh ti qe do ti shker**ejm robt

    Përgjigju
  • Fari: 15/11/2019 18:44

    IK O ILIR IK O BUDALLA,,,I JE NGJITUR EDI RAMES SI MUTI MBAS KEPUCES,,,CFARE KUJTON TI SE NUK TE NJEH POPULLI SHQIPTAR SE KUSH JE TI DHE GRUAJA JOTE,,,TI JE NJESOJ SI SALIU HAJDUT DHE KRIMINEL,,,NUK SHPETON DOT NGA BURGU ,KOT E KE,,,.....

    Përgjigju
  • Ilir: 15/11/2019 18:26

    Se pse nuk na e mbush mendjen mor pres! Jo se keta te ps jane me mire, por ti e ke kaluar pragun me kohe. Zgjuarsi eshte te dish kur te terhiqesh...! Me qetesi e me dashuri o te keqen na marrsh!

    Përgjigju
  • Lupen: 15/11/2019 18:24

    Po pse armet mor legen??? Ti do lufte civile qe te shpetosh b***en eee

    Përgjigju
  • Sam: 15/11/2019 18:08

    Te nderuar deputete,te te gjitha kraheve, e kini hallall per cdo gje qe kini bere ne qoftese ja prisni kokat “gjarperit “!!

    Përgjigju
  • Vlora: 15/11/2019 18:08

    E drejtë armët ngelen të shker**ejm robt ty dhe Saliut që po na mbani peng 30 vjet.

    Përgjigju
  • edi: 15/11/2019 18:02

    TI ZHAPIN KOKEDHIJE KERKON QE TI THUASH ATIJ POPULLI QE E ROPE E MASHTROVE ,DHE E DENIGROVE DUKE U MBAJTUR SI TRIM HEY QE JE QEN ME SHUME BABA ,SHIHET POR TI DERJTOHESH , POPULLIT QE TI ME BERISHEN I PRETE NE BESE DUKE E QERUAR KOMBIN NGA GJITHCKA ,DHE SIC SHIHET QE TE SHPETOSH KERKON QE AI POPULL TE MARRE ARMET DHE TI TE DALESH BURRE MUTI-ZOTNI .ATE DESHI DHE BERISHA SO JENI TE NJE LLOJI DHE POPULLI KA BERE SHKOLLE DHE MATEMATIKEN E DIN ME MIRE SE TY QE SBERE ZE POR PERLAVE EDHE FLORIRIN E KRRABES.E KE KALUAR VIJEN E KUQE MADJE NGA TE GJITHA PISLLEQET QE KE BERE SO TI I VETEM BURRE ZOTNI ,TE GJITHE QEVERITARET QE TE VUNE TY ATJE DHE UNE I MALLKOJ ,QE KRIJUN KETE LEMSH ME NJE (ZAGAR KOMUNISTI QE JE TI KODOSH BUSHTRE)

    Përgjigju
  • Kuci: 15/11/2019 17:55

    Po u ngriten armet ty do tentojne te te heqin qafe te parin

    Përgjigju
  • Populli: 15/11/2019 17:51

    Te qelloi keq qe eshte e shtune nsr o like se ta kishe bere qe neser kallezimin se der te henen te nderrohet mendja o flori

    Përgjigju
  • pyka: 15/11/2019 17:43

    Çudi e madhe!E kam dëgjuar këtë kulufin,ka folur për gjithëçka,d.m.th.për interesat e familjes tij,por si nuk e zuri njëherë me gojë luftën k/korrupsionit!E habitëshme është!S'jam në gjëdje ta kuptoj!Jam pjesë e grupit të kokëpalarëve.

    Përgjigju
  • Koli: 15/11/2019 17:23

    Poooo se populli do marre armet qe te mbroje nje agjent serb qe mori dhurate vilen ne beograd dhe nje hajdut te felliqur sic eshte Ilir avdalli!

    Përgjigju
  • Arbëri: 15/11/2019 17:21

    A ka shtet që ta arrestoj kët m*t...

    Përgjigju
  • Lepri: 15/11/2019 17:05

    Kot hiqesh si i virgjer o hajdut me çizme. E rrotullon drejtesine neper goje sic fshin Mona b@then me euro dhe dollare. Funderrine

    Përgjigju
  • Tepelena: 15/11/2019 17:05

    Nuk derdh gjak populli per ty o hajdut funderrin

    Përgjigju
  • Durrsi: 15/11/2019 17:02

    Flet per drejtesi Ilir Meta

    Përgjigju
  • besi: 15/11/2019 16:51

    Po ajo video jote sa vjet burg .. ti dhe ato te 5 qe te dhane pafajsine.. Ikni o te paftyre se keni gjet ket popull qe sju thote plac me goje

    Përgjigju
  • Muta: 15/11/2019 16:41

    Do ti drejtohesh popullit?! Ok jepi, une popull, do te preferoj te zgjedh ,qofte edhe nje "Met" tjeter, te pa provuar, se sa kete te njohur e provuar. Besoj me shume tek nje parlament me " mini meta" se sa nje te dale boje...

    Përgjigju
  • ERP: 15/11/2019 16:40

    Po te vjen mortja o qelbesire!!! Kenaqesi te te shohesh si deliron dhe akoma me shume kur te te shohim pas hekurave,... dashte Zoti

    Përgjigju
  • Arber: 15/11/2019 16:37

    Ha ha ha i pandehuri dikur po kallzon gjykatesin qe e gjykoi .

    Përgjigju
  • Vlora: 15/11/2019 15:42

    Mir avash avash hajt mos u pengo..

    Përgjigju
    • Haha: 15/11/2019 16:42

      Ha mu... t e mos u vono o Kokelope Skrapari

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro