Meta: Berisha tako Ramën
konsesus për reformat

TIRANE-  Nga Konventa zgjedhore e LGI te Pallati i Kongreseve kreu i LSI Ilir Meta u bëri thirrje dy liderve kryesorë politikë të takohen mes tye për të mirën e vendit dhe të ardhmes integruese. Ndërsa thirrja e tij I drejtohej direkt dy liderve të politikës Berisha dhe Rama për tu takuar kreu I LSI solli shembull kryeministrin e Zimbabves, i cili për hir të vendit, takohet dhe bisedon me presidentin-diktator Mugabe, qe i ka vare edhe njerezit e familjes.

“Nuk mendoj se kjo eshte ndonje sakrifice e pamate, kur kujtoj se para nje jave ne Vjene takova nje figure te njohur per mua. Takova Morgan Zvangerai, i cili eshte kryeministri i Zimbabves. Ai ka qene per vite te tera udheheqes i Lëvizjes per Ndryshim, forces kryesore opozitare ne nje nga regjimet me cnjerezore te Afrikes dhe te gjithe botes. Dhe Ralfi, sekretari i marredhenieve nderkombetare me tha: Po ky, si ulet cdo jave me Mugaben dhe diskutojne per te ardhmen e Zimbabves, duke patur parasysh se sa shume njerëz jane vrare, sesa shume njerez ka humbur dhe Zvangerai gjate viteve te renda te opozies, ku humbi edhe bashkëshorten, nene e 6 femijeve? Dhe natyrisht Zvangerai ulet me Mugaben i cili ende vazhdon te jete presidenti i Zimbabves, jo sepse ka harruar te kaluaren, jo se ka harruar te vraret, jo se ka harruar manipulimin e zgjedhjeve, por se ai e di shume mire se, ne rast se nuk do te ulen, nuk do te bisedojne , nuk do te bashkepunojne, akoma me shume njerëz do te vriten ne Zimbabve. Akoma me shume femije do te mbeten jetime.Ndaj ngritja mbi te kaluaren eshte nje kerkese imediate e politikaneve kudo. Eshte nje kerkese imediate edhe per ne politikanet ketu ne Shqiperi, nje vend teresisht evropian, nje vend me shumice dërrmuese mbeshtet anetaresimin e Shqiperise ne BE. Askush nuk duhet t'i kundërvihet kësaj kerkese legjitime, e cila nuk njeh perkatesi partiake. Ndaj LSI qendron e qarte dhe e vendosur per t'i kontribuar ketij procesi te rendesishem, qe eshte nje proces historik, por njekohesisht edhe nje proces, ku duhet te triumfoje toleranca dhe jo arroganca, e nesërmja dhe jo e djeshmja, sepse te gjithe presin per nje te nesërme me te mire",tha Meta.

Meta bëri thirrje për bashkëpunim politik dhe konsesus në të gjitha proceset që po kalon vendi si në atë të zgjedhjes së Presidentit ashtu dhe për reformën zgjedhore.
“ Bashkëpunimi mes forcave poilitike është I domosdoshëm për Shqipërinë, Në emër të së nesërmes duhet të ngremë platformat e së ardhmes” tha Meta.  (ns/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë