Meta bllokon anti-KÇK-në në drejtësi, nuk dekreton ndryshimet, mazhoranca pranoi amendamentin e deputetes së LSI-së

Meta bllokon anti-KÇK-në në drejtësi, nuk dekreton ndryshimet, mazhoranca pranoi amendamentin e deputetes së LSI-së

Presidenti Ilir Meta

Në 12 shkurt 2020, Kuvendi miratoi disa ndryshime të rëndësishme në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për goditjen e magjistratëve KÇK (kap çfarë të kapësh) brenda 6 ditëve, para se të kalojnë në filtrat e Vetingut. Edhe pse kanë kaluar 12 ditë nga votimi, ndryshimet e miratuara nuk janë dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, për t’i hapur rrugë hyrjes në fuqi. Meta ka edhe 9 ditë kohë për të miratuar ndryshimet, për t’i kthyer në rishqyrtim ose në të kundërtën nisma botohet në Fletoren Zyrtare, për të hyrë në fuqi pas 15 ditësh. Meta ka sulmuar ndryshimet në ligjin për statusin e magjistratit, duke paralajmëruar kthimin për rishqyrtim. Por, nëse Presidenti nuk do të konsumonte të gjithë afatin 21 ditor, duke e kthyer ligjin më parë, do t’i jepte mundësi Kuvendit t’i miratonte sërish ndryshimet në një kohë më të shpejtë.

Ndërkaq, në 12 shkurt, shumica ka pranuar edhe një amendament të deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Aurora Mara, në interes të gjyqtarëve të KÇK. Amendamenti parashikon që Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në rastin e procedurës së përshpejtuar, harton një raport të bazuar në provat dhe faktet dhe mbledhura deri në atë moment për gjyqtarin apo prokurorin e denoncuar për shkelje. Varianti i mëparshëm parashikonte se Inspektori i Lartë i Drejtësisë hartonte një raport të arsyetuar dhe ia dorëzonte KLGJ apo KLP, bashkë me propozimin për pezullimin e gjyqtarit apo prokurorit. Ndryshimi konsiston vetëm për procedurën e përshpejtuar, pra për rastet kur gjyqtari apo prokurori duhet të pezullohen, deri kur të përfundojë hetimi.

Sa i takon pezullimit, kur ka dyshim të arsyeshëm se vazhdimi i magjistratit në detyrë dëmton rezultatin e procedimit disiplinor, pengon konkluzionin e tij të drejtë ose të rregullt, ose diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit, Inspektori kryen menjëherë një hetim paraprak për të verifikuar besueshmërinë e burimit të informacionit për shkeljen dhe i kërkon KLGJ apo KLP brenda 3 ditëve pezullimin nga detyra të magjistratit. KLGJ dhe KLP duhet të vendosin brenda 3 ditëve për pezullimin ose jo. Pra, një gjyqtar apo prokuror KÇK do të pezullohet brenda 6 ditëve. Gjithsesi, sipas të gjitha gjasave, Meta do ta kthejë ligjin në limitet kohore, duke u dhënë kësisoj edhe disa ditë kohë gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK.

Kërkesa e deputetes Aurora Mara

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 25/02/2020 12:52

    Je bere i pa besueshem per vjedhjet qe ke bere o Like ti me gjithe ate bukuroshen tende. Te gjithe ju urrejne

    Përgjigju
  • ERP: 25/02/2020 00:19

    Do Zoti madh 2 Marsi te kthehet ne boomerang e njerezit te dalin ne shesh te te marrin perpara ty e sojin sorollopin twnd o qelbesire

    Përgjigju
  • Goni: 24/02/2020 18:37

    Po si se ha nje mortje

    Përgjigju
  • nino: 24/02/2020 18:20

    Kur do ta shohim ne burg kryehajdutin Ilir FLORIRI...

    Përgjigju
    • Arbëri: 24/02/2020 18:27

      Burg për like hajnin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi