Ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në Prekal të Shkodrës e ka dënuar me ashpërsi kreu i kuvendit Ilir Meta. Ai e ka quajtur akt barbarë vrasjen në mënyrë brutale të dy turistëve çek. Meta thotë se dy turistët çek kishin ardhur të eksploronin bukuritë e natyrës shqiptare dhe për të shijuar mikpritjen tonë.
Dy turistët çek, njëri prej të cilëve vinte për herë të dytë në shqipëri u vranë në mënyrë barbare më armë zjarri teksa udhëtonin me makinën e tyrë dhe ktheheshin nga Thethi për në Shkodër.
“Akte të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e vendit si nje destinacion turistik dhe kerkon nga organet kompetente të marin të gjitha masat që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, - e cilëson ngjarjen kreu i kuvendit Ilir Meta.
Meta u shreh solidaritetin familjeve të dy turisteve të vrarë dhe kërkon nga organet e zbatimit të ligjit të veprojnë me shpejtesi dhe të vendosin përpara drejtësisë autorët e këtij akti barbar, i cili bie ndesh me traditat e mikpritjes, bujarise dhe beses së krahinës së Dukagjinit dhë gjithë popullit shqiptar.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com