TIRANË - Kryetari i Kuvendit i ka cilësuar konstruktive dhe normale deklaratat e Rama gjatë konferencës për shtyp me homologun serb Vuçiç.

“Deklaratat mendoj se kanë qenë mjaft konstruktive dhe normale. Përderisa është edhe deputet i Vlorës, po të shikosh vazhdimisht peizazhet e Vlorës, siç po i shohim dhe ne tani, deklaratat janë mjaft normale”,-tha Meta.
 
Deklarata e Metës u bë gjatë vizitës së ekspozitës së pikturave me temë “Vlora në telajo” në ambientet e Muzeut Kombëtar
 
I pyetur lidhur me deklaratat e Kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili i quajti provokuese fjalët e homologut shqiptar, z. Meta u shpreh se ishte një reagim i momentit.

“Mendoj se ishte një reagim i momentit. Rëndësi ka që vizita po ecën shumë mirë”, deklaroi Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)