Meta i përgjigjet Yuri Kim: Lojërat s'i bëj unë, përgjegjësinë ta mbajë Rama! BE të nisë hetimin për Reformën në Drejtësi! (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka dalë publikisht për të prezantuar draftin me 14 pika, për të cilën tha se ia ka dorëzuar më 8 prill jo vetëm palëve politike por dhe vetë ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe ambasadorëve të vendeve të BE-së. Meta tha se vendi ndodhet në një situatë shokuese dhe jashtë çdo sistemi ligjor duke çuar deri në kapjen e Reformës në Drejtësi dhe shtrembërimin nga Rama, duke thënë se do të kërkojë hetim ndërkombëtar nga BE për drejtësinë.

Mesazhet e forta të ambasadores Yuri Kim për të mos bërë pazare me drejtësinë, Meta tha se nuk i drejtohen atij, pasi e gjithë bota sot e di se kush është ai që bën lojëra. "Maskat kanë rënë", tha Meta, duke iu referuar kryeministrit Rama, për të cilin nuk i ka kursyer akuzat , por nuk përjashtoi as opozitën.

Kërkesa për krijimin e një Këshilli Politik për ndryshimet ligjore për Reformën në Drejtësi, për presidentin kjo duhet të shihet si një mekanizëm që të përfshijë opozitën reale në vendimmarrje që i shërbejnë integrimit për t'i marrë ato me konsensus.

Meta tha se ka bërë gjithçka që vendi të ketë një klimë pozitive dhe të ecet para me integrimin e vendit, ku çdo qershor dhe tetor bëhet provim, por shtoi se për këtë nuk ka gjetur asnjë vullnet nga palët politike.

Lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, se po tenton të krijojë një parti të re nga lëvizjet qytetare, Meta hodhi poshtë çdo aludim të tillë dhe tha se do të jetë në krye të shtetit deri më 24 korri të 2022, kur i mbaron mandati.

VIDEO/Fjala e plotë e presidentit Ilir Meta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
Meta replika me gazetaren: Unë do vdes për ty moj që harron kaq shpejt

Gjatë deklaratës për mediat, presidenti Ilir Meta është përplasur me gazetare, që sa nga notat e humori dhe në ngritjen e zërit, pse e pyeti që këtë draft nuk e paraqiti një vit më parë. Meta i ka kërkuar gazetares që të mos harrojë kaq shpejtë pasi në 2019 ai ka qenë i angazhuar në qetësimin e situatës politike, pas djegies së mandateve të opozitës.

Debati:

Gazetarja: Ndërsa thoni se maskat po bien, ju pse nuk i morët vjet këto nisma?

Meta: O të vdes për ty që harron shpejt, se ne jemi një popull që harron shpejt. Jemi të mbushur me dezinformacion dhe harrojmë të vërtetën. A nuk ishin këtu?

Gazetarja: Mos u nxeh!

Meta: Jo nuk po nxehem, por dua pak vëmendje nga ty.

Gazetarja: Ju nuk ishit këtu kur dekretuar një datë tjetër për zgjedhje, ishit në mal ose bregdet.

Meta: Do ta jepesh ti përgjigjen apo unë. Ja ku kemi një dëshmitar serioz si Meti, që është kritik, por si dëshmitar është serioz. Ku ishim ne para një viti? Ishim në prag të një vëlla-vrasjeje. Mitingje njëra palë, anti-mitingje pala tjetër. Çfarë bëra unë? Thash të bëjmë zgjedhje lokale si gjithë të tjerët. Thash se pa zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse shkelet kriteri i Kopenhagenit. Qysh në tetor u thash që nuk hapen negociatat, por shtohen edhe kushtet, si dhe shtohen edhe zgjedhjet vendore. Nga Evropa na thanë të bëjmë zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe dialog, përndryshe largoheni nga rruga Evropiane. I mbështeta edhe unë. Hajde bëjmë zgjedhje vendore si njerëz, sepse në Evropë po përpiqen që të mos na ndajnë nga Maqedonia. Nuk isha instrument tjetër për t’i ulur palët përpos dialogët. Unë e prisja këtu zotërinë ai lahej te Sheratoni. I kam thirrur palët. Po nuk u bënë këto kam thënë që do të shtohen kushtet ashtu sikurse u shtuan. Edhe KiE tha se nuk vëzhgoj zgjedhje me një parti.

Ora 12:52
Meta: Dvoranin e mbajnë ata që bëjnë lojëra, maskat kanë rënë tani

Çështja Dvorani është rikthyer në vëmendjen e presidenti Ilir Meta. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk reagon për këtë çështje për interesa të tij personale.

"Dvorani nuk mund të jetë as pjesë e një trupe të gjykatës së lartë, se sipas ligjeve në çdo proces që merr pjesë ai që humbet gjyqin e çon në Kushtetuese apo Strasburg se e fiton automatikisht. SI mund të mbash një një të tillë në krye të KED-së. Ligji është i qartë. Kush e bllokon këtë, më thoni? Dvoranin e mbajnë ata që bëjnë lojëra, maskat kanë rënë tani. Nuk zbatojnë pikat e BE se duan të mbajnë Dvoranin në drejtësi. Pse nuk angazhohet Rama, se ka pushtuar shumë territore", tha Meta.

Pyetur se si duhet të jetë përbërja e Këshillit Politik, ku duhet të përfshihet opozita, Meta u përgjigj: Nuk urdhëroj dhe as të bëj marrëveshje, jap disa ide bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe mbi vendimet e BE-së, se si realizohen duhet të jetë edhe kontributi palëve.

Ora 12:47
'Jo pazare me drejtësinë', Meta: Yuri Kim nuk e ka me mua, nuk merrem me lojëra

Deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim të mos bëhen pazare dhe lojëra me drejtësinë dhe zgjedhoren, Meta tha se nuk i komenton por nuk beson se i drejtohen atij. Ai tha se ka zhvilluar takime me ambasadoren Kim më shumë se me çdo ambasador tjetër dhe kanë vlerësimet më të mira. Meta tha se nuk merret me lojëra dhe drafti me 14 pika i është dorëzuar dhe Yuri Kim me kërkesë të saj.

"Nuk marr përsipër të komentoj qëndrimet e ambasadores Yuri Kim, por të jesh i sigurt se vetëm për Ilir Metën nuk mund ta kishte. Unë kam vlerësimet më të mira për të dhe e kam takuar më shumë se çdo ambasador të tjerë, por asnjëherë nuk kam lajmëruar mediat. Përpiqem të jem sa më korrekt dhe të mos keqpërdor imazhin. Mbani mend ju të kem ndërhyrë ndonjëherë unë për zgjedhjet në Amerikë, jo unë nuk merrem me këto lojëra. Me kërkesë të saj ia kam dorëzuar këtë draft dhe ambasadores së SHBA", tha Meta.

Ora 12:46
Meta akuza qeverisë: Në Këshillin e Sigurisë për pandeminë të tjera vendoseshin, të tjera dilnin në media

Presidenti Meta ka akuzuar qeverinë dhe hedhur poshtë faktin se Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mbledhur për pandeminë të kenë qenë të efektshme duke thënë se të tjera gjëra janë vendosur dhe të tjera dilnin në media. Ai tha se nuk është në atë post për të bërë lojëra por mbrojtur interesat kombëtare.

"Këshilli i Sigurisë Kombëtare e mbledhur gjatë pandemisë nuk ka funksionuar shumë mirë. Nuk e kam thënë ndonjëherë këtë publikisht. Të tjera gjëra diskutohej e bihej dakord aty, të tjera dilnin më pas. Unë nuk jam për gallatë apo për të bërë lojëra për me Kushtetutën, interesat kombëtare dhe Integrimin e vendit", tha Meta.

Ora 12:44
Ka ndarë rrugët me LSI-në dhe do krijoj parti të re? Ja si përgjigjet Meta

Presidenti Ilir Meta ka mohuar që po përgatitet për të krijuar një parti të re, siç tha dje kryeministri Edi Rama, duke kujtuar edhe një herë se do të jetë në krye të shtetit deri më 24 korri të 2022, kur i mbaron mandati.

"Presidenti Meta është këtu si president i Shqipërisë deri në 24 korri 2022. Nuk ka nevojë as të mbështesë dhe as të krijoj parti. Fronti për demokracinë fillon me reformën në Drejtësi dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, diktatura ka trokitur. Mos e merrni me shaka", tha Meta.

Ora 12:33
Meta: BE-ja të nis hetimin për Reformën në Drejtësi, nuk jam unë ai që bën lojëra, por aktorët politik

Presidenti Ilir Meta ka mohuar që të jetë ai që bën lojëra me Reformën në Drejtësi, duke fajësuar palët politike, pa përjashtuar e opozitën., Ndalur te kërkesa për krijimin e një Këshilli Politik, Meta thotë se kjo është një mekanizëm për përfshirje reale të opozitës.  

"Kur kam parasysh këshillin politik, jo vetëm atë të reformës Zgjedhore. Thelbi është gjithpërfshirja, gjithë cështjet që kërkon BE duhet përfshirë opozita reale, prandaj janë vënë koto kushte. Sa më takon mua, u kam katër vjet që u them stop lojërave në drejtësi dhe ambasadorja ka shumë të drejtë, që shohim vetëm lojëra. Këtë e tregoi renditjet e Shqipërisë, e tregojnë kushtet. Aktorët politik kanë luajtur me këto çështje. Presidenti nuk është aktor politik por kryetar i shtetit, nuk ka surprizuar askënd me veprimet e tij, as ndërkombëtarët se gjithçka ka qenë e mirë menduar. Do i kërkoj BE-së hetim për situatën e Reformës në drejtësi", tha Meta.

Ora 12:29
'Çdo qershor e tetor kemi provim për BE', Meta: Bëra çdo përpjekje për të krijuar një klimë pozitive, nuk gjeta vullnet

Presidenti Ilir Meta gjatë një deklarate për mediat prezantoi  14 pikat e draftit të tij, i cili shprehet se ia ka dërguar palëve politike që më 8 prill dhe ambasadës amerikane, ndërsa dje ua ka paraqitur ambasadorëve të vendeve të BE. Ai tha se gjithçka që kërkon me këtë draft është që vendi të ketë një klimë pozitive dhe të ecet para me integrimin e vendit, ku çdo qershor dhe tetor bëhet provim. Ai tha se nuk ka gjetur asnjë vullnet nga palët politike dhe se shembja e teatrit shënoi rënien e ekzistencës së shtetit ligjor.

"Nisur nga zhvillimet e fundit shokuese në vend që kanë tronditur dhe mbarë opinionin europian dhe jo vetëm atë shqiptar, pas ngjarjes tepër tronditëse të shembjes jo vetëm të teatrit por të çdo iluzioni të ekzistencës së shtetit ligjor në Shqipëri, më duhet t'ju them se kam bërë çdo përpjekje jo vetëm për të menaxhuar sa më mirë si vend si  shtet  pavarësisht problemeve me pandeminë por dhe për të krijuar një klimë sa më pozitive. Në çdo qershor dhe në çdo tetor kemi provimin e  BE dhe gjithmonë e më shumë na lënë detyra më shumë. Ky është një objektiv mbarëkombëtar dhe kam bërë çdo gjë për të krijuar klimën pozitive që të përmbushim sa më shumë nga 15 detyrat. Për këtë që në 8 prill i kam nisur pikat për palët politike dhe SHBA, që ia kam paraqitur dje edhe ambasadorëve të BE. Lidhur me zbatimin e duhur të reformës në drejtësi duke vërejtur me shqetësim të mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese për më shumë se 2 vite dhe ka cenuar të drejtat kushtetuese të individëve. Mosfunksionimi i gjykatës së lartë solli rritjen e stokut të dosjeve dhe shkelur të drejtat e njeriut. Pasojat e shkaktuar nga bllokimi politik nga KED dhe aktivitetin e saj të dyshimte nga kreu i saj gjatë 2019 duke kujtuar vlerësimin e pavarur dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe angazhimin e forcave politike në kuadrin e Këshillit politik në reformën zgjedhore të gjitha palët duhet të ndërveprojnë përmes një dialogu pozitive për të marrë vendimet", tha Meta.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 23/05/2020 01:02

    MAFJOZ.......ç'far kujton ky HAJDUT....se njerzit nuk i kuptojne dredhit e ketij katundari te Cepanit.

    Përgjigju
  • Cubi: 22/05/2020 22:29

    Legeni e ka frik vellan e madh. Ja kaloi topin cubit te gjat,por kush e pjerdh kete legen. Dihen lojrat e tij se ka 30 vjet qe e luan vallen me sali qenin.

    Përgjigju
  • ERP: 22/05/2020 17:23

    Mbahu fort mbas ketij pozicioni qe mban edhe ca kohe o qelbesire. Vendi yt eshte ne burg. E ndote ate institucion te nderuar dhe na felliq cdo dite edhe ne vetem fakto qe ti je akoma aty

    Përgjigju
  • Boston: 22/05/2020 16:17

    Wow! Cfare pederasti!

    Përgjigju
  • Amerikani: 22/05/2020 14:39

    Une nuk fus hundet ne punet e Amerikes thote idioti.. se po i fute ti o idiot hundet e ze tmerri Ameriken nuk e shikon. Nuk ke faj ti or jo, e ka fajin Rama qe te mban president dhe e keni kthyher prisidencen me teater. Turp e faqe zeze ke kemi ne presidence.

    Përgjigju
  • koshit: 22/05/2020 14:17

    e di ky njeriu eshte njeriu me i urryshem i ketij vendi. Dmth mund tia fal te gjitha budalliqet shqiperise, pervecse paftyresine e ketij

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 22/05/2020 13:57

    Mqs Presidenti Ilir Meta, ne retoriken e tij 4 vjecare, i rrethrrotullohet vendeve te Amerikes Latine, Oxhakut Boteror te drogave, eshte mire te freskoje memorien historike te veprimit kirurgjikal te SHBA ne keto vende, me helikoptere, me marinsa, inkursione speciale, etj, etj, ... A e meriton kete Ai dhe Shqiperia?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 22/05/2020 13:17

    Likekembeplehu, paftyrsia dhe mosmirnjohja jote origjinen e mesme e ka kur i shkoje si kone islamikut,gjeneralit pagrada te saliviçidoli gazidedesshikasit dhe e informoje per gjemat e kolegeve te tu te ps(pusetes ujrave te zeza alias partia socialiste). Ti e dije fort mire se bajga ppsh qe rrota e qerres e ndau ne dy pjese funksiononte marrveshja nentavoline qe e bekoi edhe SANT EGIDIO ne nje pakt te nenshkruar. Ditet e tua te fundit,edhe nese rama@rroçka do te mbajne te perqafuar si president,ta besoj qe jane te veshtira dhe nje tmerr pa fund. Per pabesine e hershme tenden,nuk eshte koha te zografisim tani,mbasi te te bejme analize e ADN ne kliniken e REÇIT atehere do kumojme nje ligesi natyrore te rastit tend.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 22/05/2020 13:05

    Po te vin fundi o qen

    Përgjigju
  • Dobni: 22/05/2020 12:51

    mullah thyej qafen je hajdut ke vjedhur ti me gjith monen largou

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 22/05/2020 12:46

    Duke perifrazuar z. Fatos Nano ne percaktimin 20 vjecar te profilit politik e psikologjik te z. Ilir Meta, sot akoma me shume mund te themi se "shtangisti" qe nga korriku i 2016-es pretendon se mund te shkepuse nga Toka me shume peshe se sa eshte vete persha e tij specifike. Mjere shqiptaret per kohen dhe energjite e humbura!

    Përgjigju
  • DRIDHET TOKA: 22/05/2020 12:34

    O like me bllok në dor po të dridhet toka nën këmb o palaço. S'ke shanc me Amerikën RROFT AMERIKA. Like hike o like hipolite. Ti dhe kryekriminelin qdnin bastard bajgën malok salhe ju pret reçi o ilir përçi. Ta gëzosh Reçin gjaku dhe djersa e popullit është i shenjt.Paç komën e mbar e të gjith plerat si ty mbas teje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)