TIRANË- E qartë dhe e prerë ka qenë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në mesazhin e saj drejtuar politikës, për dy reformat më të rëndësishme, atë në drejtësi dhe zgjedhoren. "Mjaft më me pazare dhe lojëra me drejtësinë dhe zgjedhore'. Pa to s'ka BE', tha Kim duke i dhënë një shuplakë të fortë politikës. Pyetjes së gazetari të Report Tv, Arsen Rusta se "kush po e luan lojën", ambasadorja e SHBA-së nuk i dha një përgjigje me emra konkret.

"Mesazhi më është shumë i qartë. SHBA do të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë një aleate e fortë dhe i aftë i SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes Europiane. Nuk mund ta keni atë pa një reformë Zgjedhore dhe pa një reformë në Drejtësi. Këto të dyja nuk janë për të bërë pazar. Janë domosdoshmëri, ka ardhur koha të reshtuni së bëri pazare, është koha të bëhet reforma në drejtësi dhe zgjedhore sikurse drejtuesit kanë premtuar popullit shqiptar", tha Kim. 

Këto deklarata vijnë pas kërkesës së presidenti Ilir Meta që i ka bërë opozitës parlamentare për tëkërkuar Këshill Politik për ndryshime të reformës në Drejtësi, gjë që nuk lejohen nga ambasadorja Yuri Kim, duke e thënë hapur se pa këto 2 reforma s'ka aleancë me SHBA, por mbi të gjitha as integrim në Bashkimin Europian. Reforma në Drejtësi është rikthyer sërish në skenën politike, e cila ka sjellë edhe lëvizjen e ndërkombëtareve. Brendia një harku kohor prej një jave, Kim ka zhvilluar një sërë takimesh më kryeministrin Edi Rama, në presidencë, por jo me kreun e shtetit Ilir Meta, e ndërsa ka paralajmëruar takim edhe me kryedemokratin Lulzim Basha. reagimi i parë që hodhi sinjale për pazare në Reformën në drejtësi nga ambasadorja u bë ditën e djeshme. "Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë" deklaroi dje Kim. Në mbështetje të saj, dolir edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca

"Ferri është bosh, djalli është këtu", iu përgjigj Rama deklaratës të ambasadores së SHBA-së, duke i çuar një mesazh presidenti Ilir Meta. Nga ana tjetër, kryedemokrati Basha u shpreh se për çdo ndryshim të kësaj reforme nga ky parlament do të jetë ilegjitim dhe nuk do të pranohet nga opozita jashtëparlamentare, por lë të kuptohet se nuk është kundër ndryshimeve që mund të vendosen jashtë parlamentit mes forcave politike.

Këto deklarata të forta, Kim i dha para takimit me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm së Apelimit, takim shumë i rëndësishëm i cili vjen pas pezullimit nga detyra dhe nisjes së hetimeve nga SPAK për gjyqtarin Luan Daci, i cili rezultoi se kishte fshehur të shkuarën.