Presidenti Meta ditën e sotme është dekoruar nga Alberti II, Princ i Monakos me titullin më të lartë të Principatës së Monakos, Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit, në vlerësim të angazhimit të Tij konkret për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Meta u prit në takim nga vetë Princi Albert II ku zhvilluan edhe një diskutim me njëri tjetrin.  në qendër të bisedimeve mes Presidentit Meta dhe Princit Alberti II ishin intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve ekonomike, konkretizimi i mëtejshëm i projekteve të përbashkëta në fushat e shkencës dhe mjedisit, si dhe identifikimi i fushave të tjera të bashkëpunimit.

Në përfundim të vizitës zyrtare, Presidenti Meta ka bërë edhe një reagim duke thënë se është shumë i nderuar për dekoratën e marrë.

"Shumë i nderuar për akordimin nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, të titullit më të lartë të Principatës së Monakos, Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit.
E konsideroj si vlerësim të përpjekjeve të përbashkëta në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona!"
 shkruan Meta.